"Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e kryeqytetit është në kulmin e energjisë së tij dhe gëzon një eksperjencë të gjerë në fushën menaxheriale, duke e kthyer atë në personalitetin që meritojnë kryeqytetasit", deklaroi sot Kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Në një reagim ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, nga selia e PD-së, Basha tha se "Edi Rama nuk mund flas për premtime, nuk ka mbajtur asnjë. Edi Rama është i frikësuar, pasi e di që do të humb dhe jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë", vijoi Basha.
Sipas tij, Halim Kosova është në kulmin e energjive të tij. "Falë zotit, Halim Kosova është në kulmin e energjive dhe mbart mbi supe një eksperiencë të vyer menaxheriale. Njeri i sprovuar në administrim dhe me ndershmëri të lartë, ç'ka e bënë atë personalitetin më të përshtatshëm për kryeqytetin", vijoi Basha, duke shtuar se Halim Kosova në karrierën e tij, ka dhuruar buzëqeshjen e shumë familjeve shqiptare.
"Halim Kosova është emri i njeriut që përmendet me buzëqeshje nga familjarët të shumtë", nënvizoi Basha./atsh/
/Shqiptarja.com