Basha nga selia e rrënuar: Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha, u eksitua nga dhuna! PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund

Nga selia e rrënuar e Partisë Demokratike, e cila u dëmtua një ditë më parë nga militantët e thirrur në protestë nga Sali Berisha, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se sot nuk është një ditë për të festuar. E nga rrënojat, e kësaj selie, sipas Bashës është koha që kjo parti të ringrihet më e fortë, për të çuar betejën për ndryshimin deri në fund, betejë e cila, sipas kryedemokratit është ndërprerë nga masakra e 25 prillit. Për fat, tha kreu i PD-së, nuk pati gjakderdhje, gjë të cilën e deshi Sali Berisha, i cili sipas tij eksitohej nga dhuna që u ushtrua dje dhe demokratët e lënduar.

'Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe të të gjithë shqiptarët! Trishtim i thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot është një ditë për tu krenuar apo për të qeshur siç bëri ai më para. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës, ndaj një agresioni që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat tona. Është një ditë për të përsëritur që provat janë para demokratëve. Nëse PD nuk e merrte Sali Berishën pasi u shpall 'non grata' në mbrojtje, atëherë PD nuk duhet të egzistonte! Nuk ja doli të manipulonte demokratët. Nuk mund të marrë peng shpresat dhe aspiratat e sakrificat qindra demokratëve. Sot nuk kam buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje ashtu siç dëshironte Sali Berisha.'- tha Basha.

Lulzim Basha tha se ai bashkë me demokratët do të jetë garancia për ndryshimin, ndërsa hodhi akuza se Edi Rama është në krah të Sali Berishës. Basha shtoi se ai është aty për t'ua ndërprerë vallen oligarkëve, që janë aleatë të politikës së trekëndëshit të Bermudës (Rama-Berisha-Meta), të cilët duan që të zhvendosin vëmendjen nga problemet e vërteta që kanë shqiptarët.

Ditën e djeshme mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë sot në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
Akuzat për Gazment Bardhin, Basha: Nuk kishim gaz, jemi mbrojtur me bombola që fikin zjarrin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gazment Bardhit, duke thënë se i vetmi mjet me të cilin janë mbrojtur brenda selisë ishin bombolat që fikim zjarrin.

“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu, e jo nga demokratët. Ata patën ardhur me një qëllim, që nëse kjo parti nuk kthehej në një bunker për të të shkatërrohet PD. Ai donte të derdhte gjak. E patë se si qeshte sot, u kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është manovër e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi s’ka të bëj me lëndë plasëse. Ne jemi mbrojtur me bombola me materialin që fik zjarrin. Kjo hedh poshtë gënjeshtrën e Berishës dhe Ramës. Këta janë dy gënjeshtarë patologjikë.”, tha ai.

Kujtojmë se Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici, pasi akuzohet pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”..

Ora 15:52
Protesta e dhunshme, Basha: Berisha si Rama në 21 janar, u eksitua nga dhuna, nuk e fshihte gëzimin kur shihte njerëzit që lëndoheshin

Lulzim Basha tha se Sali Berisha u eksitua nga dhuna që u ushtrua dje, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin.

'Unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhunë, nuk e fshihte dot dje, kur shihte njerëz që lëndoheshin e ka shoqëruar edhe sot. Siç ka shoqëruar edhe Edi Ramën në skena të ngjashme si 21 janari. Janë njësoj të ngjashëm. Këtu ndahem me të dy. Berisha dështoi me turp të merrte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh eksitimin që i shkakton dhuna. I dyti ishte përfituesi i vetëm Edi Rama. Sot e tregoi me daljen e tij të mundshme.'-tha Basha.

Ora 15:50
Basha i vendosur: Do ta çojmë betejën e ndryshimit deri në fund, në këto gërmadha do të ndërtojmë shpresën

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.

'Nuk është një beteje midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të pushtuar selinë e PD-së. është fillimi i një beteje midis tranizcionit, të shkuarës dhe të ardhmes. Qeverisja normale mund të burojë vetëm nga politika normale dhe njerëzit normale. Nga njerëz që politikën e shohin si shërbim dhe kemi shumë të tillë në PD dhe në politikën shqiptare. Në këtë rrugëtim që nuk mund të ketë kurrë shumicën e shqiptarëve nën këmbët e trekëndëshit të Bermudës. Nuk ka moment me të thellë të kontrastit për të thënë këtë sot. Do ta çoj deri në fund betejën që kemi nisur për ndryshim që është ndalur nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ditë për ditë 'tullë pas tulle' të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet. Ky nuk është një mision i lehtë! Do largojmë këtë kastë 30-vjeçare.'- tha Basha.

Ora 15:45
Berisha paralajmëroi sërish protestë, Basha: Jemi këtu për t'ua ndërprerë vallen atij dhe oligarkëve që e mbështesin

Kreu i PD-së Luzlim Basha tha nga selia e PD-së se ai është garancia e ndryshimit dhe se me ndihmën e qindra demokratëve apo dhe të qytetarëve shqiptare, do t'ja ndërprerë vallen Berishës dhe oligarkëve.

“Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, aleatët politikë të trekëndëshit të Bermudës, do investojnë shumë para që të zhvendosin debatin në çështje dytësore ose të parëndësishme për shqiptarët, përpjekja jonë për ta mbajtur vëmendjen ku duhet, tek domosdoshmëria për rrugën e ndryshimit. Për t’i dhënë shqiptarëve një Kushtetutë që nuk i mban ata skllevër, por iu jep fuqinë që kanë qytetarët në një vend normal. Për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të korrupsionit të qeverisë më të korruptuar në planet, të njeriu që është në krah të Sali Berishës. Ne jemi këtu për tua ndërprerë këtë valle dhe që të bëjmë këtë duhet që me çdo fjalë tonën të themi jo vetëm jemi ndryshe, por jemi ndryshe dhe garancia për ndryshim. Unë do të jap kontributin tim në bazë të përgjegjësive që më kanë dhënë demokratët, do kem ndihmën e qindra demokratëve me apo pa teserë, por edhe të qytetarëve shqiptarë që e kanë kuptuar sa të lidhur janë tre anët e trekëndëshit të Bermudës”, deklaroi Basha.

Ora 15:43
Basha nga selia 1 ditë pas ‘luftës’ së demokratëve: Nga këto rrënoja do të ringrihemi

Kryedemokrati Lulzim Basha, duke folur lidhur me “luftën” e ditës së djeshme në selinë blu, tha pikërisht nga këto rrënoja PD do të ringrihet.

“Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve.

Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit. Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë.”, tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/01/2022 01:57

    Edhe Trump per daten 6 Janar,tha e beri ANTIFA.Mos prisni deklarate ndyshe nga Berisha.

    Përgjigju
  • arseni: 10/01/2022 01:05

    Kur Kadri Roshi luante rolin e Hitlerit si kryetar shteti dhe partie, tek teatri "Arturo ui ", ne paraprakisht njiheshim me partite tipike fashiste, dhe ne skene dilnin, bidonat me benzine, hekurat dhe elet, shkopinjte e bejsbollit dhe hunjte, si dhe fjalesh per begatin ne prespektiv dhe dashurine dhe besnikrine per shoke e partise. Mbas shembjes se teatrit e gjithe rekuizita dhe garderopa u morr nga ata qe dhane cfaqen te shtepia e ushtarakve dhe militanteve ne Tirane. Realizimi ishte i shkelqyer??! Pronotimet dhe kontratat jo per turizem por regjistrime dhe filmime nga hollivudi jane te pashmangeshme, sidomos nga intervistat nga kryetaret bandit e drogmen qe vijojne te reklamojne. Kjo shtoi dhe emergjencen per largimi nga skena e shqipetareve qe presi Ismail Qemalin oae Princ Vidin se Leka Zogun nuk e honepsin.

    Përgjigju
  • Brut: 09/01/2022 21:34

    Po ky eshte rr.k komplet..deri para zgjedhjeve thoshte s.b ati im shpirteror e tani na e beri bashkpunues me ramen..u majm sa u majm ne krah te berishes e tani e hodhi poahte pa kurrfare droje...po si gjithmone rezultati i tij dihet..humbes kronik...ne 2025 do jete faji i rames dhe i bashes qe ky sdo fitoje dot...

    Përgjigju
  • Gimi: 09/01/2022 19:56

    Oligarku numer 1 i sali serbit esht kontrabandisti krimineli myftar lumneshi. Ai sponsorizon sali berishen. SPAKU I koqeve te mia ku jeni?

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/01/2022 17:50

    Me kete qe po ndodh kto kohe…besoj se ne fund ketij viti i kemi te hapura negociatat per ne BE… po ashtu peshqit e medhenj do jene te gjith ne burg. Gezuar 30 vjecarin e dyte plot liri demokraci dhe begati o Shqiptare!!

    Përgjigju
  • Ben: 09/01/2022 17:19

    Ky eshte gallat,tragjiko komik.Sala kriminel.Hajde meru me k'to.

    Përgjigju
  • Engjelli Juaj Kokelare: 09/01/2022 16:27

    Do e largojm pengun e Rames nga shtepia e demokrateve. Ne menyre paqesore, me leva, shkopinj, gure, shufra hekuri dhe mjete te tjera qe shkaterrojn brava dhe beton. Pastaj e ka radhen diktatori i financuar nga Sorrosi. Shpresoj qe edhe ambasadorja e Blinken te mbaj shenim se shqiptaret nuk i nenshtrohen presionit dhe mafjes nderkombetare. Shqiptaret do perserisin rrezimin e diktatures si ne 1991. E keni gjithe mbeshtetjen time. Vecse une nuk mund te jem fizikisht prane jush kur shqyen dyert. Ne te dyja rastet kur ka pasur hapje dyersh me shtytje miqesore me shkelm dhe me mjete teknike pa dhune, une kam pasur disa pune te tjera. Por e keni mbeshtetjen time absolute me deklarata ne rrejte sociale. Efharisto!

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 09/01/2022 16:01

    Sapo të marrë drejtim ,çështja e Berishës,sapo ai të izolohet apo të largohet,(me të vërtetë ama,jo duke drejtuar PD me servilët e tij,kryesori prej të cilëve ishte vetë ti),shpall afrimin në parti të çdo demokrati,shpall zgjedhjet në Parti dhe ato një anëtar një votë për kryetar të PDSH,zgjedhje ku ti nuk do jesh kandidat për kryetar dhe do njoftosh largimin tënd nga drejtimi i PD,mos kandidimin tënd për kryetar të PD . Cakto një komision drejtues deri në mbarim të zgjedhjeve dhe largohu nga politika. Kësaj i thonë të vdesë berishizmi! Ti u kujtove vonë të bëheshe faktor, me keqardhje por u dogje ..

    Përgjigju
    • Eri: 09/01/2022 19:20

      Balo Bënça keshtu duhet.Por Saliu me Bashen po kacafyten me njeri-tjetri se askush nga te dy nuk po e verteton dot shumicen.Luli thot kam 97%,Saliu thot kam 4900.

    • F-35: 09/01/2022 16:26

      Balo Benca, kjo eshte fiks rruga qe duhet mdjekur. Por mos ja kerko Bashes, pasi ai eshte i vendosur te beje te kunderten.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës