Basha i përgjigjet BE: Ligjin e
Vettingut do e bëjmë nga e para

Basha i përgjigjet BE: Ligjin e<br />Vettingut do e bëjmë nga e para
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së dy zyrtarëve të lartë të BE, që i bënë thirrje të ndalonte bojkotin, të votonte komisionet e Vettingut që të niste zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe të futej në zgjedhje.
 
Basha deklaron se ligjin e Vettingut do ta bëjme nga e para, pasi Rama shkeli konsensusin e arritur në 22 gusht.
 
"Gjashtë nga këto shtate ligje u kaluan pa konsensus, duke përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët.
 
Opozita është pro vetingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vetingun
Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marrevëshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi.
 
Por së pari duhet të bëjmë #ZgjedhjeTeLira
".
 
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Hahn përmes një deklarate për shtyp i bënë thirrje edhe një herë tjetër opozitës që të rikthehet në Kuvend, pasi aty është vendi për dialog politik dhe jo në rrugë.
 
Krerët e BE shprehin keqardhje për bojkotin e PD dhe faktin që nuk është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Mogherini dhe Hahn kërkojnë edhe ngritjen sa më shpejt të institucioneve të Vettingut, konkretisht të Komisionit të Vettingut, i cili është bllokuar pas bojkotit të opozitës që i ka bërë Kuvendit.
 
Bllokimi i institucioneve të reja të drejtësisë për BE është një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.

 
Deklarata e plotë e Bashës
Opozita i qëndron reformës në drejtësi dhe konsensusit për zbatimin e saj të arritur unanimisht më 22 korrik 2016.
 
Ne kemi votuar dhe do të zbatojmë reformën VETEM sipas formulës Nuland–Hahn dhe jo sipas formulës Rama–Tahiri–Shullazi.
 
Pjesë thelbësore e reformës së 22 korrikut ishte edhe dakordësia për miratimin konsensual të shtatë ligjeve të zbatimit të reformës në drejtësi.
 
Kjo dakordësi u shkel nga Edi Rama. Gjashtë nga këto shtate ligje u kaluan pa konsensus, duke përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët.
 
Opozita është pro vetingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vetingun.
 
Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vetingut, por kapjes së procesit të vetingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësinë.
 
Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një veting i pavarur. Këtë veting do të bëjmë në Republikën e Re.
 
Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marreveshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi.
 
Por së pari duhet të bëjmë #ZgjedhjeTeLira.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg