Basha i jep fjalën kryefamiljarit në Kamëz: Të garantoj që premtimet për legalizimet falas do i çojmë deri në fund

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje të Kamzës, të cilës sipas tij shteti nuk po i jep zgjidhje për legalizimin.

Kryefamiljari Gjergj Palucaj, thotë se edhe pse i ishtë premtuar që në 2013-ën që do t’i jepej legalizimi, ai ende dhe sot endet zyrave të shtetit për të marrë legalizimin, por që nuk po gjen zgjidhje.

Kurse Basha tha se legalizimet kanë qenë një nga gënjeshtrat më të mëdh të kësaj qeverie. Por kjo sipas tij do të marrë fund pas 25 prillit, ku procesi me legalizimet do të përmbyllet, pasi sipas Bashës ky është një borxh i Partisë Demokratike ndaj qytetarëve. 

"Tani i gjithë ky proces është kthyer në një proces korrupsioni. E para e punës ai i mashtroj shqiptarët, siç mashtroj me 300 mijë vendet e punës ashtu mashtroj edhe me legalizimet falas edhe me shëndetësinë falas. E dyta e punës, ai e ka përdor për të pasuruar dhe mbushë xhepat e administratës së korruptuar se kanë vajtur njerëz të korruptuar kudo. Ti po me thua që 6% i kanë marrë pjesa tjetër jo. Pse? Sepse për të edhe çështja e legalizimit nuk është çështje e vuajtjes, e gjakut, e djersës, e mundit tuaj por është çështje e pushtetit të tij politik. Tani kemi një shans të bëhemi të gjithë bashkë në 25 prill.

Dhe unë të garantoj që ai proces që e nisëm ne, do ta çojmë deri në fund. Po të garantoj ty dhe gjithë familjet, që kanë ngecur 8 vite se ai nuk e mbajti premtimet për legalizimet falas, që ne do ti përmbyllim e do ti japim rrugë, sepse e kemi borxh ndaj jush në radhë të parë që e lamë në dorë të tij dhe e kemi borxh të dyfishtë për të korrigjuar edhe për të çuar në vend të gjitha ato dështimet e këtyre 8 viteve. Kështu që mos u mërzisni, këtë që po më thua e prek kudo, ka padurim të njerëzve. Më 25 prill bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim edhe fitojmë edhe legalizimet, edhe ekonominë, edhe me shpresën e Zotit jo vetëm mos të largohen më fëmijët e shqiptarëve por të kenë mundësi edhe ata fëmijë që janë larguar, fëmijët tuaj që janë larguar t’ju krijojmë kushte të kthehen këtu me paga dinjitoze", tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piano: 15/03/2021 18:08

    Asnjë legalizim,pa Plan urbanistik,dhe moratoria ndërtimi...!..pastaj..,kush ka një shpi normale e s'ka tjetër apo tokë,ndoshta?!

    Përgjigju
  • Haha: 15/03/2021 17:23

    Ti te ha mune jo te mbarosh pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos