Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, aleatëve dhe qytetarëve që të bëheshin pjesë e protestës së studentëve, por të mbështesin edhe të tjera protesta në vend, duket se aleatët e demokratëve e kanë harruar “porosinë”.

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i janë bashkuar ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të festuar fundvitin.

Sic shihet edhe në këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, Duka e Mediu kanë qëndruar krah drejtuesit të FSHF, Armando Duka që është njëherazi edhe vëllai i Agron Dukës.

Për më shumë ndiqni foto-galerinë