Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Report Tv ka mësuar se kryetari Lulzim Basha, ka kërkuar nga anëtarët e rinj që janë zgjedhur në këtë Këshill,LEXO KETU që të mbështeten protestat në vend.
Basha kërkoi nga anëtarët që të mbështetet protesta e studentëve, ajo e fermerëve ditën e enjte, si edhe protesta që pritet të organizohet nga biznesi i vogël.
Selia blu ka vendosur që t’a shtyjë zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë, pasi sipas liderit të PD, situata me protestat është emergjente.
Në bazë të statutit të PD, anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, duhet të ishin zgjedhur 24 orë pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Ri Kombëtar të PD.