TIRANE - Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit dhe Universitetin e Sporteve kanë organizuar kupën “Pavarësia” në basketboll, për moshat 14-15 vjeçare. Tetë skuadra me 98-të sportistë, garuan mes tyre për tre ditë me radhë. Ndeshja finale u ndoq nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili dha edhe kupën “Pavarësia” për ekipin fitues.
Basha garantoi të rinjtë e kryeqytetit se bashkia do të vazhdojë të investojë në sport, duke nxitur kampionate të tilla, si ky i organizuar në këtë nëntor të 100-të të pavarësisë, Maratona e Parë Ndërkombëtare e Tiranës, apo “Bam Pasarela” e zhvilluar gjatë muajve mars – qershor, ku morën pjesë shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit.
”Në dhjetor do të nisin garën e minifutbollit me ekipet e kryeqytetit tashmë të organizuara sipas shkollave të mesme, dhe për ta bërë këtë kampionat sa më masiv dhe sa më të shtrirë në qytet, Bashkia po investon me shtimin e ambienteve sportive. Aktualisht në qytet po ndërtohen tetë ambiente sportive, dy janë në përfundim e sipër, në katër ka nisur ndërtimi dhe për dy të tjera projekti ka përfunduar dhe presim të nisë ndërtimi brenda këtij viti. Tetë ambientet sportive do të ofrojnë akses nëpërmjet fushave të basketbollit, të volejbollit, të minifutbollit, mijëra e mijëra të rinjve gjimnazistë, apo të shkollave 9-vjeçare, sepse masivizimi i sportit dhe aksesi i qytetarëve në sport, veçanërisht i qytetarëve të rinj është një nga rrugët më të sigurta për të rritur cilësinë e jetës në kryeqytet dhe për të rikthyer shpirtin e garës midis të rinjve, si një garanci për tempin e tyre në të ardhmen në jetë, edhe në qoftë se nuk përfundojnë si sportistë profesionistë.”, tha kryebashkiaku.
Vendin e tretë në këtë kampionat e zuri “Studenti Basket”, vendin e dytë skuadra “Marsi Basket”, dhe në vend të parë ”Superior Klima”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com