Basha: Jepni financim anemik për bujqësinë! Po dëmtoni fermerët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria po i merr frymë në bujqësisë me investimet qesharake dhe rritjen e taksave, ndërkohë që është një nga sektorët që jep gati 20 % të PBB. Ai tha se fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, por marrin si përgjigje  vetëm dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë.

"Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Duke i bërë jo konkurruese produktet tona. Duke i shkatërruar fermerët tanë. Dhe ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë. Edhe tani që flasim, fermerët janë në rrugë për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në rajon e gëzojnë çdo ditë, nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi.

Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin produktet e tyre, detyrohen të emigrojnë, të punojnë tokat e vendeve fqinjë, sepse paratë e taksave që ju shpërdoroni, nuk shkojnë për ta", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia