Basha në Itali: Kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile, e vëmë në zbatim në ditët e para të qeverisjes

ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Pordenone-Udine në Itali ku foli për platformën e PD për ekonomisë e cila sipas tij lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi fiskale për investitorët e huaj.

Basha tha se tërmeti i 26 nëntorit e gjeti  shtetit të papërgatitur ndërsa shtoi se ka nisur hartimin e një plani për emergjencat civile që do të jetë gati për t'u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Basha gjithashtu thekson se thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD

"Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne.  I njoha me  platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Termeti i 26 Nentorit tregoj sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së  Pordenone, Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu. 

U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut", shkruan Basha.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 11/01/2020 11:49

    Po mir e ka ky qe shikon endra me sy hapur te besoje pak djali i sales se kur te fitoje ky mo lum kush te roj der hatere ........

    Përgjigju
  • Demokratja: 11/01/2020 00:37

    A ka njeri ti thoj ktu derdimeni qe me pare duhet te fotone zgjefhjet per te bere plane.Po qe te fitoj zgjefhjet duhet te hyje ne zgjedhje.Shume derdimen.Dhe Shume i papergatitur si Koçi i teta Ollges

    Përgjigju
  • Beni: 10/01/2020 19:37

    Nuk e kam kuptu Kurr kush ashte ky Basha. ??????

    Përgjigju
  • Rusi: 10/01/2020 19:12

    Shume "shpejte"do e zbatosh. Sigurisht pas vdekjes tende menjehere do zgjidhesh kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois