TIRANE, 4 Shtator/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të enjten një takim me nënkryetarin e grupit CDU/CSU, Andreas Schockenoff.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Schockenoff e cilësoi marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria një përparim të rëndësishëm. "Ne Kristjan Demokratët e shohim të rëndësishëm integrimin e Shqipërisë në BE ndaj ne bashkëpunojmë ngushtë me PD-në që këto objektiva të realizohen shpejt", tha Schockenoff . Por, ai theksoi se për të ecur më tej në rrugën e integrimit në BE nevojitet bashkëpunim mes të gjitha palëve. Sipas Schockenoff, afrimi me Bashkimi Evropian nuk është çështje e vetëm një partie. "Statusi i kandidatit është një përparim shumë i madh, një sukses i Shqipërisë, një vazhdim i punës gati 10 vjeçare që është kryer nga pala shqiptare. Ne kemi diskutuar bashkërisht edhe për një strategji të Partisë Demokratike për të ecur hap pas hapi në rrugën për të arritur objektivat në integrimin Shqipërisë në BE. Ne do vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen bashkërisht edhe në aspektin e partive edhe të grupeve parlamentare. Marrja e statusit do të thotë që duhet vazhduar lufta për modernizimin vendit, arritjen e objektivave, deri në hapjen e negociatave, e kam fjalën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të thoja se afrimi drejt BE nuk është çështje e vetëm një partie por e të gjithë shqiptarëve që duhet të punojnë bashkërisht për këtë", deklaroi Schockenoff.
Sipas tij, politika dhe jeta parlamentare nuk janë një qëllim në vetvete por i shërbejnë qëllimit final që ka vendi për të punuar të gjithë në të njëjtën kohë për modernizimin e vendit të tyre
"Z.Basha dhe udhëheqja e re e PD-së ka shprehur përgjegjësi të lartë të pinojnë për vendin që ai të ecë përpara në objektivat e caktuara", deklaroi Schockenoff.
Schockenoff informoi se kishte ftuar z. Basha në dhjetor në Gjermani në kongresin e Partisë. Ftesën e konfirmoi edhe z. Basha i cili theksoi se kam pranuar ftesën e partisë simortë të kancelares Gjermane Angela Merkel. "Jemi të vendosur që këtë oportunitet me grupe pune ta shndërojmënë një të mirë jo vetem për PD-në, por për gjithë shqiptarët", tha Basha./a.gjonaj/./a.g/