Basha kujton 22 marsin, Topalli: Zhduke të djathtën dhe opozitën

Basha kujton 22 marsin, Topalli: Zhduke të djathtën dhe opozitën

Për demokratët sot është një ditë historike. 26 vjet më parë, pikërisht më 22 mars 1992 Partia Demokratike triumfoi në zgjdhjet e para pluraliste të Shqipërisë post komuniste. Kjo fitore i hapi rrugë proceseve të gjata dhe të vështira të instalimit të demokracisë në Shqipëri pas 45 vitesh nën rregjimin e Enver Hoxhës.

Këto zgjedhje shënuan zyrtarisht kapitullimin e regjimit komusnit, duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë së parë demokratike e cila do të udhëhiqej nga Sali Berisha. Shumë vite më pas, Sali Berisha duke rikujtuar këtë fitore, shprehej se ajo ishte një nga ditët më të shënuara të jetës së tij por dhe të historisë së kombit.

"Ditë në të cilën, revolucioni demokratik i filluar në dhjetor të vitit 1990, kulmoi me shembjen, me votën e lirë, të diktaturës dhe sistemit komunist. Megjithatë ajo përbën datën që ndau historinë. Një sistem i bazuar në antivlera u përmbys, një sistem i bazuar në vlera u rindërtua", do të theksontë Berisha.

Ndërsa për kabinetin qeverisës që u formua më pas Berisha shprehej se, "nëse më parë, në tërësi elitat politike na i kishin përcaktuar të tjerët, kësaj here për shkakun ndofta të vetëm dhe kryesor, izolimin gjysëmshekullor të Shqipërisë, ky grup buronte tërësisht nga tabani shqiptar".

Por 26 vite më pas tashmë që Berisha nuk është as Kryeministër, as President dhe mbi të gjitha lider i Partisë Demokratike, kjo datë nuk mori vëmendjen e duhur. Megjithatë, përmes Facebook Berisha do ta kujtonte këtë ngjarje me këto fjalë:

"Sot mbarë kombi ynë nderon 22 Marsin e vitit 1992 si ditën e parë të lirisë së tij, ditën në të cilën nën udheheqjen e PD shqiptarët, njerëzit më të shtypur dhe më mjeruar, më të izoluar të globit çelën me votën e tyre të lirë rrugën e ndërtimit të sistemit demokratik të bazuar në shtetin ligjor dhe vlerat e lirise.

Si sot 26 vite më parë mbi 1.7 milionë të rinj, të reja, burra dhe gra, përmbysën me votën tyre të lirë diktaturën e genocidit, shtypjes më të eger dhe krimeve kundër njerëzimit që Shqipëria dhe Europa kishin njohur më parë, diktaturën mizore të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës".

Sali Berisha, ish-kryetar i PD

Nga ana tjetër Partia Demokratike nuk organizoi ndonjë aktivitet për ta risjell këtë kapitull të lavdishëm të hsitorisë së saj, e megjithatë mesazhet nuk munguan. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paraditen e këtij 22 marsi e kujtoi këtë datë me një fotografi e një mbishkrim të shkurtër "22 marsi 1992, Dita e parë e lirisë!".

Një mesazh kryedemokrati Basha e dha duke shfrytëzuar vizitën e tij në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku shkoi të urojë besimtarët bektashinjë për festën e tyre. Edhe në këtë datë historike dolën në pas divergjecat e krijuara brënda partisë më të madhe opozitare në vend. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli risjell 22 marsin 1992 me një konstatim për kreun aktual Basha.

"Brenda Partisë Demokratike forcës politike që solli votën e lirë, sot nuk ka më zgjedhje, nuk ka më forume, nuk ka më statut, nuk ka më debat. Të gjitha janë farsë! Dhe kjo është vetëm njëra anë. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetem të djathtën por opozitën si garancinë kryesore të qytetarëve për t'i dalë zot lirive si dhe të drejtave të tyre ekonomike, politike e sociale. Demokratët duhet të ngrihen për t' i dalë zot fëmijëve të tyre, familjes së tyre, partisë së tyre, vendit te tyre". 

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD

Ndërsa anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi duke kujtuar 22 marsin ka shkuar përtej deklaratave përkujtimore duke kërkuar ndryshimin e lidershipit aktual të PD.

"Ndoshta ka ardhur koha që Z. Berisha të rikthehet në ballë si e vetmja figurë qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije! Sot është 22 marsim, ditë e shënuar e demokracisë tonë por fatkeqësisht sot PD është më rëndë se kurrë në një kohë që duhej të ngjallte shpresë perkundrejt dhunës politike ekonomike dhe shoqerore të qeverisë aktuale". 

Edith Harxhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 23/03/2018 18:25

    O zhelefina ti e shkatrove më shum se lul shal ngjitmi ti vodhe sa plase ti vure dashnorët e vajzës nëpër legatat tona që i bëre ato si han pa porta . Prandaj mos shaj lulin se ti je më keq se lul shal ngjitmi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?