TIRANËNdryshe nga kryeministri që këmbëngul se zgjedhjet do të bëhen më 18 Qershor, kryeopozitari Lulzim Basha shprehet se zgjedhje në këtë muaj nuk do të ketë.
Duke mbajtur fjalimin sot nga cadra e protestës, Basha hodhi një sërë akuzash ndaj institucionit kryesor të zgjedhjeve,
KQZ.
“
Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor”, tha Basha.
Ai akuzoi KQZ-në se ka refuzuar ti vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.
“
Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje. Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë refuzoi të zbatonte më 27 prill listat që kishin ardhur me vonesë sepse transparenca është armiku kryesor i republikës së vjetër. KQZ ka marre sot fund per ne si entitet i ligjshëm i republikës së vjetër”, tha më tej Basha.
Ky reagim i Bashes vjen sot k
ur përfaqësues të PD-së në KQZ u shprehën se nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar të gjitha listat e partive. Sipas tyre nevojitet 1 dite kohe per ta bere kete gje, ndërsa Biba u shpreh se ato duhen mbyllur.
Anëtarët e djathtë në shenjë proteste braktisin mbledhjen dhe largohen duke bojkotuar tryezën e sotme te KQZ.
Edhe sot kryedemokrati përsëriti dhe njëherëse rruga e vetme është qeveria teknike.
“
Rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike. Ajo do nisë me largimin e kriminelëve nga institucionet, do vazhdojë me luftën kundër drogës, do garantojë kushtet që shqiptarët të votojnë si qytetarë europianë, do garantojë barazinë në garë dhe transparencën. Këto janë kushtet, jo të miat, as të PD-së. Asgjë nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj për veten time, as për partinë time, as për koalicionin politik. Nëse ka diçka që ne mund të ofrojmë, do ta jap që në minutën e parë. Por një gjë nuk e jap, kjo është garancia totale që çdo shqiptar, i djathtë apo i majtë, të ketë të drejtën të votojë i lirë, i pakërcënuar, i pashitur dhe i pablerë. Për këtë jemi ngritur në këtë betejë. Nga kjo varet fati i shqiptarëve”, u shpreh Basha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34