Basha zbret në bazë, takon të rinjtë: Politika nuk njeh karrige të përjetshme dhe të salduara! FRPD u kthye në principatë me një feudal, mos e lejoni më (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në bazë ditën e sotme ku është takuar me të rinjtë e FRPD, forumi i së cilës po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve. Teksa prezantoi edhe sloganin e FRPD “Ndërtojmë të ardhmen më të mirë”, Basha foli edhe për situatën në të cilën ndodhet PD. Kryedemokrati tha se e gjithë lufta bëhet nga personat që mendojnë se e kanë karrigen e pushtetit të përjetshëm , por që koncepti i politikës është ndryshimi dhe nuk mund të ketë karrige të salduara ku nuk lejohet të ulet askush tjetër. Duke hedhur akuza ndaj trekëndëshit të së keqes ku përfshin Ramën-Berishën-Metës, Basha thotë se ato po pasurohen në kurriz të shumicës. Basha deklaron se treshja kërkon ta largojë, por që nuk do të ndodh pasi ai do luftojë të keqen që ka pushtuar vendin.

“Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin”, tha Basha.

Gjatë dëgjimit të zërit të të rinjve të Forumit Rinor, Basha ka thumbuar ish kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin duke thënë se e kishte kthyer këtë forum në principatë me një feudal. Basha tha se synimi i demokratëve është t’i jap fund kësaj dhe të gjithë të rinjtë të kenë mundësinë të frymëzojnë partinë. Basha tha se ndryshimi në politikë që do i jap fund trazicionit në vend do të jetë rinia dhe përfshirja e saj në vendimmarrje për vendin.

Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim”, tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën: Treshja kërkon të më largojë, por unë do t’i luftojë, s’i largohem betejës

Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj trekëndëshit të së keqes, që kryedemokrati përfshin Ramën-Berishën-Metës, ndërsa thotë se ato po pasurohen në kurriz të shumicës. Basha deklaron se treshja kërkon ta largojë, por që nuk do të ndodh pasi ai do luftojë të keqen që ka pushtuar vendin.

“Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët. Kjo është një diktaturë e re, diktaturë e një pakice të re. i ka themelet shumë të dobëta. Pse? Sepse nuk ka asnjë kauzë morale. Qëllimi i vetëm është që një pakicë të pasurohet e të fuqizohet financiarisht dhe politikisht në kurriz të shumicës. Dhe është e fortë aq kohë sa është i dobët vullneti ynë për të qenë bashkë për ta luftuar dhe larguar. Në momentin që vullneti ynë është i pathyeshëm, në momentin që jemi të gjithë bashkë, nuk i ikim betejës, por thërrasim në këtë betejë një shoqe, një shok më shumë dhe themi mos e mbaj zemërimin brenda, mos e shfryj në kafene, mos ia shfryj shokut dhe mikut, shoqes, prindërve. Mos ik, por qëndro dhe lufto atëherë kjo pakicë nuk ka të ardhme. Ndërsa Shqipëria ka të ardhmen që meriton”, tha Basha.

Ora 16:35
Basha ‘thumbon’ Këlliçin: Ktheu FRPD në principatë me një feudal

 Lulzim Basha ka thumbuar ish kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin se e kishte kthyer këtë forum në principatë me një feudal. Basha tha se synimi i demokratëve është t’i jap fund kësaj dhe të gjithë të rinjtë të kenë mundësinë të frymëzojnë partinë.

“S’ka patur mjaftueshëm vëmendje, jo për të ndërhyrë në punët tuaj, në punët e Forumit se gjithë ideja e të pasurit një Forumi të Rinisë është që ju jo vetëm të keni lirinë për të bërë atë që duhet të bëni vetë, por të frymëzoni edhe partinë siç e keni frymëzuar në fushatë, frymëzoni qytetarët, frymëzoni shqiptarët. Por vëmendjen për të mos lejuar as Forumi dhe asnjë pjesë e shtëpisë tonë se Forumi është pjesë e shtëpisë së demokratëve, të mos kthehet në një principatë me një feudal i cili mbi të gjitha ka interesin e vet. Jo! Në momentin që kjo ndihet, preket, atëherë detyra e parë e demokratëve është t’i japin fund kësaj”, tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 15/01/2022 20:07

    po mor mik ke te drejte ,ti ske endrra per karrige fare ,ti je njish per saldimin e dyerve ne fakt ...

    Përgjigju
  • BERISHA: 15/01/2022 18:45

    Po Ti spurdhjak, Pse s’jep doreheqje

    Përgjigju
  • Koli: 15/01/2022 18:30

    Po mo plak po ti je palos nga Rama 5-6 here rrjesht e pse rri ende aty??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë