S'ka protesta! Basha: Partia të bëhet gati për dy palë zgjedhje/ DEBATET E PLOTA: Brenda partisë ka spiunë

TIRANE-Nuk ka protesta. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha është larguar nga skenari i imponimit me dhunë duke vendosur që të dalë para shqiptarëve me një program dhe alternativë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së dhe me ish-deputetët, Basha ka kërkuar që strukturat të jenë në gatishmëri dhe të përgatiten për zgjedhjet e parakohshme dhe parlamentare, që sipas tij duhet të jenë në një ditë.

"Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike është skanimi i situatës dhe besoj që jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira të parakohshme.

Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Përveç protestave, kur të merret ky vendim, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në një ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetarët për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.

Duhet gatishmëri, alternativa është duke u përgatitur. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Jo vetëm në zgjidhjen e problemeve teknike por dhe si pikënisje për zgjidhjen e krizës politike për të afruar zgjedhjet e parakohshme" mësohet se është shprehur Basha, që dje theksoi se nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike. Jashtë vëmendjes nuk ka qenë edhe reforma zgjedhore. "Reforma zgjedhore ka rëndësi për ne" ka vijuar më tej Basha.

Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore, por vendosi si kusht që të bëhet nga ndërkombëtarët, që këtë herë ndryshe nga sa ndodhi me atë në drejtësi, ka vendosur t'u besojë. Por OSBE-ja dhe kryeministri Rama e kanë rrëzuar një propozim të tillë duke mos qenë dakord me opozitën jashtë parlamentit.

DEBATET E PLOTA

Lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur se tashmë vendi është në fazën finale të zgjidhjes së krizës duke e cilësuar këtë objektiv kryesor të të djathëve. Basha i ka thënë të vetëve se aksioni opozitar nuk do të ketë ndërprerje apo tërheqj, duke theksuar se tashmë PD do nisë përgatitjet për dy palë zgjedhje, duke e quajtur këtë çelës për zgjedhjen e krizës politike.

"Asgjë nuk ka ndryshuar, ne i qëndrojmë kërkesave si më parë. Kriza sot ështē nje realitet i pranuar dhe nga ndërkombëtarët. Ne do formojmë tre struktura te cilat na jane propozuar dhe nga konsulentët tanë që kemi muaj që i kemi si konsulentë. Do te kemi trurin zgjedhor, strukturën organizative dhe struktura juridiko elektorale. Ne duhet te shtojmë ritmin e punës në terren duke shpërndarë optimizëm tek anëtarët dhe jo dilema qe gjithë secili mund t'i ketë. Zgjidhja e krizës vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakoshme. Aksioni pa diskutim që do te intensifikohet me të gjitha mënyrat. Sot të gjithë janë të qartë që ndërkombëtarët janë vetë dijësuar nga lëvizja jonë nga ana tjetër ne kemi bërë cdo përpjekje që negociatat të hapen, kemi lobuar që negociatat janë për shqiptarët dhe jo për Ramën.

Ne duhet ta trajtojmë cdo ditë si fushatë elektorale dhe do ndërtojmë shtabet në cdo njësi, padiskutim që meritokracia do të jetë matës, ne do të shohim se kush punon më shumë dhe do bëjmë renditje se 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar nuk do jenë të gjithë deputetë!", mësohet të jetë shprehur Basha.

Pasi Basha paraqiti 5 pikat kryesore të aksionit opozitar të ardhshëm dhe ua dha fjalën për diskutim të pranishmeve, ajo që ra në sy ishte thirrja e Jemin Gjanës: “Kujdes! Brenda partisë kemi ende elementë që i shërbejnë Ramës” duke folur për armiq të brendshëm në parti dhe tregim vigjilence ndaj tyre, si të ishte në një mbledhje të partisë komuniste të Enver Hoxhës.

Ish-deputeti Tritan Shehu është shprehur se situata sot është e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe integrimin, ndërsa ka deklaruar se Rama po përpiqet të përdorë Reformën Zgjedhore për zgjedhjen e krizën, kur në të vërtetë duhet trajtuar si pjesë e një pakete të gjerë politike për të çuar vendin në zgjedhje të lira. Shehu ka vënë në dyshim përbërjen e partië së tij kur është shprehur se duhet punuar për forcimin organizativ të saj.

Ndërsa ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar pjesëmarrjen në Reformën Zgjedhore në këtë fazë kur PD ka humbur të 61 bashkitë, duke shtuar se tashmë që PD është bërë pjesë e asaj tryeze duhet të paraqesë një plan konkret, ku të merret mendimi i të gjithë anëtarëve të PD. Salianji është shprehur se PD ka nevojë për një mendim alternativ por edhe të vlerësojë kontribuesit e opozitës së vështirë 6-vjeçare, pasi qytetarët presin hapje reale me personalitete publike dhe ekspertë të rinj.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se kriza politike kapërcehet me zgjedhje të parakohshme, dhe se për të arritur këtë gjë duhet përdorur reforma zgjedhore përmes të cilës demokratët duhet të propozojnë ndryshime kushtetuese për balancimin e pushtetit, ndërsa është shprehur se nëse kj nuk ndodh PD duhet të nisë protesta por në një formë të ndryshme nga ajo e para, por edhe të hapë partinë.

Ish-deputetja Grida Duma ka bërë thirrje që PD të përfshihet në vendimmarje ndërsa është shprehur se partia duhet të jetë më e qartë në hapat që ndërmerr, duke sjellë në vëmendje protesta të cilat sipas saj u lanë përgjysmë por edhe pjesëmarrjen në tryezën e Reformës Zgjedhore me një plan konkret.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altintop: 29/09/2019 18:36

    PD = GAME OVER... ndrroni siglen dhe kryesine 30 vjecare, pastaj flasim...

    Përgjigju
  • Për pencionistin: 29/09/2019 17:48

    O pencionist shko bëj shkoll për analfabetizmin se nuk di të shkruash Shqip jo pencionist po pensjonist o analfabet. E sa për protestat do ti ruash hanxharin Edi Ramës e do ja bësh brisk o pencionist analfabet.

    Përgjigju
  • Demokrati: 29/09/2019 17:31

    Ska nevoje per protesta per momentin, ja arritem qellimit, "mos hapjen e negociatave"

    Përgjigju
  • Ana: 29/09/2019 16:02

    O basha merr dhe saliun dhe shko rruaja edi rames,,zgjedhjet i ke ne 2021 dhe do marresh 5 %....

    Përgjigju
  • Pyka: 29/09/2019 14:31

    Pinoku i vogjèl.....

    Përgjigju
  • Tironci: 29/09/2019 14:27

    O shoku ti je per burg jo per marrje pushteti.mendo per 4 vrasjet ne mes te bulevardit,dhe vjedhjen e rruges se kombit qe akoma nuk ka perfunduar me vjedhjen qe ke bo o legen.

    Përgjigju
  • Tahip: 29/09/2019 13:47

    Me pelqen luli enderon e kur ben sikur nuk fle gjume, zgjedhjet jane ne 2021, po dhe sikur te kete perpara luli nuk e meriton te behet kyeminister. Arritjet e tij: Minister transporti vodhi rrugen e kombit Minister i jashtem shiti detin/integritetin e shqiperise Minister rendi vrau 4 te pafajshem Kryetar bashkie ...... gjume Kryetar partie e kthehu PD ne OJF ja arriti ti nxirte nga parlamenti kur ne cdo vend te botes partite luftojne te hyne ne parlament Ciao luli we love you

    Përgjigju
  • Pencionisti fukara: 29/09/2019 12:38

    VETEM PROTESTAT JANE NGORDHJA E RILINDJES O BURRA NE PROTESTE KUSH ESHTE KUNDER LE TE TERHIQET POPULLI KERKON PROTESTA VARFERIA KA SHKUAR ATY KU NUK BOHET ME KEQ

    Përgjigju
    • Thoma: 29/09/2019 14:26

      Pershendetje . E Kam per te gjithe demokratet . Kur keni qen mire me par ju ? Jam me but ndje socialiste , e adhuroj Edi Ramen . Por shikoj se Luli po behet nje lider .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive