Basha: PD dhe unë do mbajmë duart larg sistemit të drejtësisë, pas 25 prillit përvijojmë horizontin e një kushtetute të re brenda vitit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar në forumin për integrimin organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se ndryshimi i Kushtetutës është një nga hapat e parë që do të marrë partia Demokratike nëse do të votëbesohet nga qytetarët më 25 prill. Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se një kushtetutë e re do të sillte zgjidhje afatgjata për  ndarjen dhe balancimin e pushtetit.

Basha u zotua se Partia Demokratike do ti mbajë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë, për të cilin shpeshherë, kreu i opozitës është treguar skeptik. Pavarësisht këtij angazhimi, Basha thotë se për zyrtarët e lidhur me krimin, selia blu do të angazhohet që ti dërgojë përpara drejtësisë.

Duke folur në tryezën e organizuar nga shoqëria civile, kreu i PD tha se brenda gjashtë muajve të parë qeverisëse, do të bëjë të mundur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe do të rikthejë ministrinë e Integrimit. Sipas Bashës, 25 prilli nuk është vetëm një moment elektoral, por një udhëkryq ku do të vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë. 

“25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq me të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian, do ta arrijë destinacionin e saj europian apo do të mbetet në vendnumëro siç ka mbetur këto 8 vite. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara rrugëtimin europian të Shqipërisë. 8 vite më parë e nisëm rrugëtimin me tre kushte, ndërsa sot nga tre, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka çuar në 15 kushte. Për shkak të politikave të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, shqiptarët po humbin fonde, fermerët po humbin financime, studentët po humbin mundësi, teknologjia e informacionit, inovacioni dhe në tërësi sipërmarrja shqiptare, po kështu po humb oportunitete të jashtëzakonshme”, - tha Basha gjatë bisedës me përfaqësuesit e shoqërisë civile pjesmarrës në këtë forum.

Basha u shpjegoi përfaqësuesve të Shoqërisë Civile detajet e programit qeverisë të prezantuar nga PD dhe garantoi ata dhe qytetarët shqiptarë se bëhet fjalë për një plan me angazhime konkrete dhe jo premtime boshe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
'Më jepni timonin se do vijë sheiku', Basha për projektin e portit të Durrësit: Ata po përmbyteshin me kripën e Nusretit, kur përmbytej Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin për portin e Durrësit gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Teksa u pyet ndër të tjera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara nuk kurseu ironinë.

“Më jepni timonin se do vijë sheiku. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti per Elbasanin. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshëm shtatë vite për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që duke u përmbytur ne Shqipëri, ata po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Kur të jetë para projekti, do jemi në gjendje të gjykojmë”, tha Basha.

Ora 12:32
'Ska më të mirë se ne, epitafi i rilindjes', Basha: Kosova bëri zgjedhje model, ne si bëjmë dot! Rama ul pritshmëritë të justifikojë dështimet

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile ka deklaruar se kryeministri Edi rama sipas tij ul pritshmëritë në mënyrë që të justifikojë dështimet. Kosova bëri zgjedhje model, tha Basha, zgjedhje të cilat sipas tij ne s'i bëjmë dot.

"Ska më të mirë se ne ësjhtë epitafi i rilindjes, në fakt maqedonia e bën më mirë se ne edhe kosova e bën më mirë se. Ky u thotë ska më mirë se. Kosova bërio zgjedhje model që ne si bëjmë dot. E para gjë që do bëjmë është ti kundërvishemi me gjithë fuqinë tonë kësaj manovra. Kushdo ta bënte edhe Pd ta ishte, ulja e pristshmërive për të justifikuar dështimet e tua. Është thika e fundit që Rama i fut shqiptarëve para ikjes së tij.

Sa herë na jepet mundësia ne jemi një popull që shkëlqejmë, ku është momenti. Të qëndrojnë këtu në Shqipërinë  ebukur me vende pune. Duke nisur nga25 prilli, do ketë një qeveri që do ua japë këtë mundësi", tha Basha.

Ora 12:09
Basha: Do të çojmë para drejtësinë të gjithë personat e lidhur me krimin, do pamundësojmë korrupsionin e zyrtarëve

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se do të çojë para drejtësisë çdo person që është i lidhur me krimin dhe do të pamundësojnë korrupsionin e zyrtarëve.

 “Do të çojmë para drejtësinë të gjithë personat e lidhur me krimin. PPP po kështu përmes strukturës së posaçme do të merren të gjithë në shqyrtim dhe do të hetohen tek organet e drejtësisë, që do të bëjnë punën për dhjetëra miliona që u janë marrë shqiptarëve.Do ti japim frymëmarrje të re biznesit. Do të angazhohemi për asgjësimin e monopoleve korruptive. Digjitalizimi i shërbimeve janë instrumentet që do të pamundësojnë korrupsionin  e zyrtarëve. Do të mbyllim çdo dritare mundësie për të parë Shqipërinë si parajsë të krimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me ndërkombëtarët. Do të çojmë para një tjetër prioritet, që administrata e vendit të ketë mundësinë të tërheqë talentin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare. Jam kryetar i parë i opozitës që në fjalimin tim të parë të ofrova bashkëpunimin pa kushte për çdo çështje që lidhej me integrimin|", tha ai.

Ora 11:52
Basha: PD dhe unë angazhohemi të mbajmë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë, brenda vitit përvijojmë horizontin e një kushtetute të re

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryetari i PD, Lulzim Basha foli edhe për angazhimin e tij për të ndërtuar një shtet në 5 shtyllat e demokracisë, sipas tij të shkëputur nga krimi dhe që garanton zbatimin e ligjit e Kushtetutës.

“Këto janë 5 shtyllat e demokracisë: Një parlament i cili përfaqëson interesin e qytetarëve, i pastër nga krimi, i shkëputur nga lidhjet kriminale, që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nuk është manar i qeverisë, një drejtësi e pavarur e cila garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Hapat e menjëhershëm besoj jua shpjegova. Megjithatë nuk është momenti tani por shumë shpejt, shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re.

Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trios politika, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin. Pa diskutim që do të jetë një ushtrim kombëtar i cili duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe gjithë ekspertizën e domosdoshme kombëtare dhe ndërkombëtare për ti dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku mos ketë më xhepa për autoritarizëm, për abuzivizëm apo për t’i dhënë goditje pothuajse vdekjeprurëse kolonave kryesore të kontrollit dhe të balancës së pushteteve”, - deklaroi Basha.

Basha preku edhe plagën më të madhe të Shqipërisë këto kohë, emigracionin masiv sidomos atë të të rinjve. Për të frenuar këtë eksod, Basha tha se duhet thithur investimet e krijimi i vendeve të punës që të rinjtë të punojnë këtu e jo të ikin jashtë.

“Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. Po ju citoj drejtpërdrejt atë që më thanë në Berlin: 3 miliardë euro investime kemi në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka nevojë për shpjegim?! “Nuk ka nevojë zoti kryetar i opozitës”.

Më shpjegoni se çfarë po shkon keq me vendin tuaj, se ne jemi Ministria Gjermane e Ekonomisë  dhe ne na mjaftojnë këto dy shifra për të kuptuar se ku jeni ju. 3 miliardë euro  investime në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. 10 herë më pak! Bëhet fjalë për linja prodhimi, për fabrika, bëhet fjalë për transfertë teknologjike, bëhet fjalë për trajnim të krahut të punës, trajnim të kualifikuar, arsim profesional dual.

Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi me 25 prill dhe rikthimin e besimit tek politika dhe tek institucionet, se nuk ka instrument tjetër për të shëndoshur shoqërinë. 2 janë prioritetet që unë kam parashtruar me Berlinin zyrtar. Prioriteti i parë është zbatimi në kushtet e Shqipërisë i modelit të trajnimit masiv të rinisë shqiptare përmes edukimit dual. Nevoja për programues në Gjermani është mbi 80 % e 500 mijë programuesve që kërkon gjithë Europa. Interesi i korporatave të tyre, po marr një fushë vetëm, për të zhvendosur një pjesë të programimit në Europën juglindore ka çuar që vetëm në Serbi nga 40 mijë të punësuar të para dy viteve, 21 mijë të jenë në këtë sektor. E dyta që kam kërkuar është ndihmë në investimet private por edhe në bashkëpunimet me investimet publike që i takojnë Shqipërisë për sa i përket infrastrukturës fizike për këtë. Deri më sot ka ndodhur e kundërta. Porti i Hamburgut që është pikë referenciale botërore është përzënë nga porti i Durrësit. Porti i Hamburgut apo i Roterdamit duhet të ishin partnerët natyral të portit të Durrësit. Këto janë dy prioritetet kryesore, infrastruktura ta përmbledh me dy fjalë dhe arsimimi dual”, u shpreh Basha.

Ora 11:50
Basha: Brenda 6 muajve të parë do bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare, zotohem se do bëjmë Shqipërinë pjesë të BE

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile kreu i opozitës Lulzim Basha tha se kjo situatë në të cilën është vendi jonë në procesin e integrimit ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale. Ndërkohë që u zotua se prioriteti numër një në procesin e integrimit do të jetë hapja reale e negociatave.

“Këtu kemi të bëjmë me një shpërfillje totale, jo thjesht të interesit për ta futur Shqipërinë  në BE për të avancuar në rrugën drejt BE, por një shpërfillje totale dhe një lënie pas dore të interesave elementare të shqiptarëve vetëm për hir  të interesave personale, apo të një grushti njerëzish. Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare dhe do të nisim realisht procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me qeverisjen e mirë. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi I vizave në 2 vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend dhe në fakt “ka ngecur në vend”. Sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë, bashkë me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin”, - deklaroi Basha duke shprehur qartë angazhimin kyresor të qeverisë së tij sa i përket anëtarësimit në BE.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë