Basha me studentët e mjekësisë: Shqetësim, mungesa e praktikave! Gjatë qeverisë time shpërblimi do jetë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët (VIDEO)

Ikja e infermierëve dhe mjekëve jashtë vendit, mungesa e kushteve për të zhvilluar studimet, tarifat  e larta dhe mungesa e pagës gjatë specializimeve ishin disa nga shqetësimet që studentë të mjekësisë ndanë gjatë një takimi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha premtoi më shumë lehtësira për studentët dhe shëndetësi, së paku në nivelin e vendeve të rajonit, ndërsa tha se Shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Basha tha se pandemia nxori në hap më shumë se kurrë dështimin e Ramës, që sipas kryedemokratit po mundohet ta mbulojë me propagandë, ndërsa veprimet i ka me pikatore. 

"Shëndetësia e Ramës, shëndetësi pa mjekë, pa infermierë.  Spitalet nuk janë vetëm shtretërit.  Mjekët dhe infermierët janë të pambrojtur dhe të braktisur. Karantina, muajt e verës u shpërdoruan nga qeveria.  Mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe pajisjet e trajtimit të pacientëve. Trajtimi ambulator deri para dy muajsh nuk kishte asnjë protokoll të unifikuar dhe çmimi i tyre ishte i papërballueshëm për familjet shqiptare. Prandaj dhe kërkuam rimbursim të plotë të kostove për pacientët me covid. Por qeveria dështoi dhe sot ka vetëm propagandë me ton dhe veprime me pikatore dhe kjo e ka sjellë situatën në parametra shumë të rënda", tha Basha.

Basha tha se Rama për 7 vite me radhë ka folur për shëndetësi falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet  korruptive. Ndërkohë  që si zgjidhje kryedemokrati shikon ardhjen e tij në qeveri ku premton shpërblim për mjekët dhe infermierët duke e vendosur në të njëjtin nivel me atë të Kosovës, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët si dhe financim në të gjithë sistemin shëndetësor përmes parave të anuluara nga koncesionet që Basha i cilëson korruptive.

"Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.  E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës , sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t'ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim. Dhe kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor, spitalet në të gjithë komponentët e tyre, por padiskutim edhe kujdesi për të forcuar , shëndoshur dhe sjellë në parametra të shërbimit dinjitoz edhe mjekun e familjes dhe të gjithë hallkat e tjera, duke përfshirë këtu farmaceutikën. Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e  më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t'u larguar nga Shqipëria  dhe prakitkisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë.

Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve:  Shpërblimit për mjekët dhe infermierët. Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për t'u kthyer në një laborator ku prodhohen mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, për Europë, ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore. Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, kolapsit të spitaleve, kolapsit  të sistemit shëndetësor, ka ardhur koha t'i themi mjaft. Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t'i japim mundësi edhe mjekëve, edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni  misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, - tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Basha pas takimit me mjekët e ardhshëm: Kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi! Premtimi për shëndetësi falas, një mashtrim

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me mjekët e ardhshëm që zhvilloi më parë ditën e sotme, duke shkruar se ata nuk duan të ikin nga Shqipëria, por sipas tij kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi.

"Mjekët e ardhshëm shqiptarë nuk duan të ikin nga Shqipëria, por kolapsi i shëndetësisë po i përzë", shkruan Basha.

Ndërkaq Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sipas tij premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim.

"Premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim, një pabesi për shqiptarët. Spitalet kanë kolapsuar, mjekët nuk paguhen, nuk mbrohen, ilaçet janë të shtrenjta e të pasigurta", vijon më tej kreu demokrat.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rapatushi: 24/12/2020 22:01

    O Lulzim Basha po hik mor burr mos u lodh kot se populli Shqiptar të njef mir aftësit e tua se kush ti je. Je i provuar e i dështuar me një fjal je kart e djegur. Me qëndrimin tënd në krye të partis Edi Rama gjithmon fiton e nga ty 100 vjet ron.

    Përgjigju
  • KALESHI: 24/12/2020 14:52

    O REPORT Tv pse si jepni komentet mor Zotrinj ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat