Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me mjekët e ardhshëm që zhvilloi më parë ditën e sotme, duke shkruar se ata nuk duan të ikin nga Shqipëria, por sipas tij kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi.

"Mjekët e ardhshëm shqiptarë nuk duan të ikin nga Shqipëria, por kolapsi i shëndetësisë po i përzë", shkruan Basha.

Ndërkaq Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sipas tij premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim.

"Premtimi për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim, një pabesi për shqiptarët. Spitalet kanë kolapsuar, mjekët nuk paguhen, nuk mbrohen, ilaçet janë të shtrenjta e të pasigurta", vijon më tej kreu demokrat.


Lajmi kryesor:

Basha me studentët e mjekësisë: Shqetësim, mungesa e praktikave! Gjatë qeverisë time shpërblimi do jetë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët (VIDEO)