Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas përfundimit të takimeve në Gjirokastër me elektoratin ka zhvilluar një video me të rinjtë e PD në këtë qytet. Basha shprehet se sapo të vij në pushtet pas 25 prillit do të ndihmojë studentët përmes financimeve nga shteti dhe BE që do të mundësojnë trajnime e praktika mësimore të paguara dhe kjo sipas Bashës do të shërbejë për t'i dhënë fund plagës së emigracionit.
"Ju përshëndet nga Gjirokastra, e bukurive të radha natyrore, perla e kulturës dhe e trashëgimisë tonë kulturore, djepi i shkrimtarëve dhe shkencëtarëve dhe sipërmarrësve të këtij vendi. Kam kaluar një ditë të jashtëzakonshme nga mikpritja e tyre, qe është paraprijë e fitores së thellë më 25 prill. Jam me një grup të rinjsh, aktiviste të PD dhe të tjerë që na janë bashkuar. Një betejë që po bëhet për një njeri apo një parti, por për çdo familje, fëmijë, për fermerin, për pensionistët, për biznesin e vogël e sipërmarrësit që po detyrohen të lënë vendin e tyre për shkak të shkatërrimi ekonomik. E ndjej ngrohtësinë e ndryshimit që po vjen tek sytë e këtyre të rinjve, të cilët do të kenë pas 25 prillit aleatin dhe avokatin e tyre. Për t'i kthyer Universitetin e Gjirokastrës. Universitete te mos mbyllen por të ziejnë nga jeta e dija, do sigurojmë programe trajnimi, praktika në profesione përkatëse, praktika mësimore të paguara një pjesë ne vend dhe një pjesë në BE për ti dhënë fund plagës së emigracionit. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen”, tha Basha.
Lajmi kryesor: