'O gjigant, o yll bote', Basha mes turmës së njerëzve në Memaliaj, Tepelenë dhe Gjirokastër, s'pyet për COVID (VIDEO)

GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij elektorale në shkelje të rregullave anti-COVID. Ai është pritur nga një numër i madh i njerëzve në Gjirokastër, të cilët e takojnë e përqafojnë, sikur COVID-19 të mos ekzistonte.

"O gjigant, o yll bote", dëgjohen teksa i thonë qytetarëve.

Takimet elektorale të Bashës kanë pasur një emërues të përbashkët, thurje të rregullave anti-COVID, madje ai është gjobitur për këtë me 5 milion lekë, por kjo nuk e ka ndalur. Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar duke thënë se vendos interesat partiak përpara shëndetit të qytetarëve, madje ka pasur edhe një ftesë publike që të bashkëpunonin mbi mënyrën se si do të zhvillonin fushatën elektorale.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Basha takim me intelektualë në Gjirokastër: Politikat e qeverisë e kanë çuar arsimin në diktaturë, do të anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë

 

Në vazhdën e takimeve që ka pasur në qytetin e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konsumuar një kafe me personalitete të këtij qyteti. Kryesisht kreu i PD-së u ndal në diskutimin në lidhje me arsimit si dhe në fushën e shëndetësisë dhe sportit.

Basha tha gjatë takimit se nuk ka pasur asnjë politikë për të mbështetur Arsimin e Lartë, por në të kundërt ka pasur politika qё e kanё çuar mbrapa madje edhe mё prapa se nё kohёn e diktaturёs.

Sipas Bashës si nё çdo fusha tё jetës edhe tek arsimi, qëllimi nuk ka qenë progresi, nuk ka qenё përparimi, nuk ka qenё arritja e standardeve bashkëkohorë por ka qenë kontrolli, ka qenё pushteti, dhe kjo ka sjell nё shkatërrimin e arsimit tё lartё dhe cilësisë tё arsimit tё lartё.

‘Njё nga problemet e mëdha tё shkaktuara nga kjo qeverisje ka qenë mbyllja e universiteteve, apo çuarja nё prag mbyllje tё tё cilat janё hapur me sakrifica tё mёdha. Nuk ka patur absolutisht asnjё politik pёr ta mbёshtetur arsimin e lartё por nё tё kundёrt ka patur politika qё e kanё çuar mbrapa madje edhe mё prapa se nё kohёn e diktaturёs. Ligji i Arsimit tё lartё ka prekur standarde qё lёnё pёr tё dёshiruar dhe me standardet e diktaturës. Nё kuptim?! Nё kuptimin qё i kanё përqendruar kompetencat gjithё pushtetin nё duart e kryeministrit dhe tё ministrit tё arsimit. Pra si nё çdo fusha tё jetës edhe tek arsimi, qëllimi nuk ka qenë progresi, nuk ka qenё përparimi, nuk ka qenё arritja e standardeve bashkëkohorë por ka qenë kontrolli, ka qenё pushteti, dhe kjo ka sjell nё shkatërrimin e arsimit tё lartё dhe cilësisë tё arsimit tё lartё.

Anulimi i këtij ligji, hartimi i njё ligji bazuar nё standardet europiane dhe  përvojat mё tё mira nё bashkëpunim me pedagogët dhe studentёt ёshtё njё nga zotimet mё tё hershme dhe tani pjesë e planit dhe programit tonё. Qё ligji tё funksionojë duhet tё zbatohen disa pika konkrete tё këtij programi siç ёshtё rritja e financimit për arsimin e lartë. Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor sepse e thashë edhe në një takim që kisha me pedagogët në Shkodër.’- tha Basha.

Ora 16:48
Basha me të rinjtë në Gjirokastër: Do paguajmë praktikat mësimore, pas 25 prillit jam avokati juaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas përfundimit të takimeve në Gjirokastër me elektoratin ka zhvilluar një video me të rinjtë e PD në këtë qytet. Basha shprehet se sapo të vij në pushtet pas 25 prillit do të ndihmojë studentët përmes financimeve nga shteti dhe BE që do të mundësojnë trajnime e praktika mësimore të paguara dhe kjo sipas Bashës do të shërbejë për t'i dhënë fund plagës së emigracionit.

"Ju përshëndet nga Gjirokastra, e bukurive të radha natyrore, perla e kulturës dhe e trashëgimisë tonë kulturore, djepi i shkrimtarëve dhe shkencëtarëve dhe sipërmarrësve të këtij vendi. Kam kaluar një ditë të jashtëzakonshme nga mikpritja e tyre, qe është paraprijë e fitores së thellë më 25 prill. Jam me një grup të rinjsh, aktiviste të PD dhe të tjerë që na janë bashkuar. Një betejë që po bëhet për një njeri apo një parti,  por për çdo familje, fëmijë, për fermerin, për pensionistët, për biznesin e vogël e sipërmarrësit që po detyrohen të lënë vendin e tyre për shkak të shkatërrimi ekonomik. E ndjej ngrohtësinë  e ndryshimit që po vjen tek sytë e këtyre të rinjve, të cilët do të kenë pas 25 prillit aleatin dhe avokatin e tyre. Për t'i kthyer Universitetin e Gjirokastrës. Universitete te mos mbyllen por të ziejnë nga jeta e dija,  do sigurojmë programe trajnimi, praktika në profesione përkatëse, praktika mësimore të paguara një pjesë ne vend dhe një pjesë në BE për ti dhënë fund plagës së emigracionit. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen”, tha Basha.

 

Ora 15:10
Pamje me DRON/ Takimet në Gjirokastër, një ‘grusht’ demokratësh presin Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në Gjirokastër. Takimi nuk kishte ndonjë ndryshim nga takimet e mëparshme gjatë këtyre 8 viteve opozitë, ku mbështetësit ishin të paktë. Siç shihet në pamjet me dron që sjell Argjiro.net, të pranishëm ka qenë një numër i vogël mbështetësish. Gjirokastra është qarku ku PD-jaka pësuar një humbje të thellë, por pavarësisht Basha ia besoi sërish ia besoi drejtimin politik të qarkut, Tritan Shehut, i cili nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje në Gjirokastër.

Ora 14:10
Basha me artizanin në Gjirokastër: Turizmi do të lulëzojë kur të mos jetë dy muaj në bregdet, por gjatë gjithë vitit (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, zhvilloi takime me biznesmenë dhe artizanë të zonës.

Në një bashkëbisedim me një artizan, Basha theksoi planin që ka Partia Demokratike për turizmin. Ai theksoi se nëse premtimet që kanë thënë nuk zbatohen, atëherë populli të mos e votojë për një mandat të dytë.

Pjesë nga biseda e Bashës:

Lulzim Basha: Kam ardhur para disa muajsh dhe e kam gjetur në depresion qytetin, por sot kanë dalë duke më pritur që në Memaliaj e Përmet, e deri në Gjirokastër. Do i çlirojmë të gjithë nga ky stres. Universiteti i Gjirokastër të kthehet edhe njëherë të rëndësishëm. Në vend të kësaj depresioni, mërzie, të kemi prapë gëzim, ashtu siç e pashë sot në sytë e gjirokastritëve. Duhet ruajtur tradita, të përcillet brez pas brezi. E dyta, është diçka e cila krijon gjëra unike, këtu derdhet shpirti i njeriut.

Artizani 1: Më vjen keq që edhe pas 30 vitesh në demokraci ka biznese të paregjistruara.

Lulzim Basha: Nuk ka gjë më të keqe se ndan ca të babës e ca të nënës. Kjo prish konkurrencën.

Artizani 1: Unë kam qenë në emigrim, jam kthyer dhe atje jam mësuar me disa rregulla Evropiane. Këtu kemi të bëjmë me turizmin, këtu vijnë nga kultura të ndryshme dhe unë jam vënë në lëvizje. Konkurrenca e pandershme është si për këta që janë në pushtet dhe pretendojnë të qëndrojnë akoma, si për ju që jeni në opozitë, mua më mbajnë krahët e mia, por unë do shoh kush është më i miri dhe do e mbështes.

Lulzim Basha: Së pari duhet të dalim të votojmë dhe të sigurojmë ndryshimin. Ju jeni sovrani, ju vendosni, e keni ju në dorë. A mund të vazhdohet më kështu siç ka qenë këto vite? Ndryshimi është një plan konkret, në veçanti për turizmin është i detajuar. Nuk avancon turizmi nëse është i braktisur nga shtetit. Turizmi do të lulëzojë kur turizmi të mos jetë dy muaj në bregdet, por gjatë gjithë vitin. Ne kemi një vizion, plan, vendosmëri dhe ekspertizën për të zbatuar këtë plan. Tetë vite e keni parë vetë si shkoi, por vota juaj është kryesore. Unë zotohem që programet që kam thënë do e vendos në zbatim. Ne themi që këto do bëjmë, nëse jo, nuk kërkojmë mandat të dytë. Do të ketë subvencione, dhe të gjithë duhet të votojmë për ndryshimin.

Artizani 1: Shpresojmë që gjithçka që premtoni ta vendosni në zbatim.

Ora 13:20
Basha harron të vërë maskën, kujtohet dhe kthehet ta marrë: Entuziazmi me të cilin më pritët më bëri për një moment të harroj (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë takimit në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastër ka harruar të vërë maskën. Familjarët dhe personat e tjerë që e shoqëronin e presin për disa minuta pasi Basha shkoi të marrë maskën dhe më pas u kthye.

“Maskën... Maskën...Entuziazmi me të cilin më pritët më bëri për një moment të harroj maskën e cila është një element i rëndësishëm”, tha Basha.

Familjarë i thanë Bashës se shtëpia është lënë në harresë, e se ato janë përpjekur me aq sa kanë mundur ta kthejnë në një muze. Basha premtoi se nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit, do të merret me restaurimin e kësaj shtëpie,

“Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kuraioze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër. Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës. Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës. Marr çdo ditë telefonata, socialistët e ndershëm më thonë që do të votojnë PD. Vota e tyre për ndryshim do i bëjë mirë shqiptarëve, vendit dhe Shqipërisë”, tha Basha.

 

Ora 12:42
Basha në Gjirokastër, vijon me mitingjet nën thirrjet 'Rama ik': Merrni masa, mbani distancën (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha është pritur me thirrjet “Rama ik”, nga simpatizantët në Gjirokastër. Kreu i PD u ka thënë se më 25 prill të votojnë për ndryshimin. Gjatë fjalës së tij Basha u kërkuar të respektojnë masat anti COVID

“Ju falenderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Do ta shërojmë Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia. Çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin për fëmijët e saj, për Evropën, për punësimin. Ju bëj thirrje të merrni masa. me masat dhe distancë. E dyta mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj. Është një betejë fitorja e të cilës është fitorja e Gjirokastrës”, tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë