Basha: Miliardat që keni marrë borxh si keni kthyer dot në mirëqenie për qytetarët

Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se as buxhetet dhe as miliardat që kanë marrë borxh nuk kanë mundur dot t'i përkthejnë në mirëqenie për shqiptarët, po i kanë përqendruar në duart e disa oligarkëve  dhe pasurimin e tyre.

"Keni marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e mëparshme të bëra bashkë, keni rritur taksat dhe tarifat më lart se kurrë më parë në historinë e këtij vendi që nga Tanzimati, nuk keni ditur t’i ktheni miliardat që keni keqmenaxhuar as në mirëqenie për qytetarët, as në paga dhe pensione më të larta dhe të dinjitetshme, as në përmirësimin e produktivitetit të sipërmarrjeve. Përkundrazi. Miliardat që keni marrë borxh në emër të shqiptarëve, taksat që keni rritur për të financuar makutërinë tuaj, kanë shërbyer për ndërtimin e një ekonomie të përqendruar në pak duar. Me shtetin e përdorur si punëdhënës patronazhistësh dhe i pak oligarkëve, me të cilët keni vrarë konkurencën e lirë, keni ndrydhur zhvillimin ekonomik, keni penguar investimet e huaja. E keni bërë Shqipërinë një vend nga i cili largohen të rinjtë e të rejat, largohen profesionistët dhe forca prodhuese e shoqërisë.

 Nuk keni ditur të ktheni miliardat që keni mbledhur në mirëqenie për qytetarët apo zhvillim, por ato i ke i marrë për të financuar makutërinë tuaj dhe po krijoni një ekonomi putiniste të përfundojnë në një grusht njerëzish duke ndalur dhe penguar investimet e huaja. të rinjtë po largohen , profesionistët. dhe sikurse shihet nga ata që majmen nën hijen pushtetit tuaj, pjesë  luanit e përbëjnë oligarkët që marrin nga ju PP dhe koncesionet dhe fitimin e garantuar pa risk nga taksat e shqiptarëve dhe që e çojnë pastaj në parajsat fiskale. Ato që keni bërë në 8 vite, të njëjtën gjë po bëni edhe vitin e ardhshëm, kjo nuk është çështje buxheti, por çështje mentalitetit dhe ai duket qartë në rritjen e taksave dhe akcizave për të mbrojtur interesat e një pakice që ndalon zhvillim dhe dëmton prodhimin vendas", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia