Basha miting elektoral me qindra simpatizantë në Kavajë, policia bën gati gjobën: Do të penalizojmë shkelësit e masave anti COVID

Basha miting elektoral me qindra simpatizantë në Kavajë, policia bën gati gjobën: Do të penalizojmë shkelësit e masave anti COVID

Kreu i PD Lulzim Basha

Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot miting elektoral në Kavajë duke grumbulluar qindra simpatizantë, ka reaguar policia e shtetit e cila paralajmëron se do të gjobisë Partinë Demokratike për shkelje të masave anti COVID. Ndërsa u bën thirrje subjekteve politike për respektimin e masave anti COVID, policia thekson se deri kur rregullat në fuqi do të ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, ata janë të detyruar të penalizojnë shkelësit.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thotë policia.

Paraditen e sotme kryedemokrati Basha ka mbledhur qindra demokratë në shesh për një miting elektoral, duke shkelur kështu Aktin Normativ të qeverisë por edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Vetë Basha por edhe pjesa më e madhe e të pranishmëve kanë qenë pa maska.  Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona për shkak të situatës së rëndëkrijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur subjektet politike kanë shkelur masat kundër COVID. Më parë kanë marrë gjobë për zhvillim të tubimeve elektorale në shkelje të masave anti COVID, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përfaqësuesi i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka marrë gjobë dy herë. Herën e dyte ka debatuar me një polic, pasi refuzonte që të mbante maskën. Gjobë ka pasur edhe për “Shoqatës Durrësi”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 11/03/2021 18:10

    Koken e kuklles do marresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes