Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti miting tubimin e sotëm para kryeministrisë, duke thënë se askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie. Basha tha zgjidhja politike mund të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama, teksa u kërkoi simpatizantëve që të luten bashkë me të që kundërshtari të arsyetojë.
"Ky miting madhështor është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për t'i hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do t'i mbivendoset verbimit të syve të atij që është kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin.
Por le t'i themi po kështu se ora po troket tik-tak tik-tak dhe se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekke për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh.
Marshim me dritat e celularëve, ndizini dritat, mposhteni errësirën, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Është madhështore kjo pamje, është madhështor mesazhi i popullit. Asnjë hap pas, më ndiqni në marshimin me dritat ndezur drejt Kuvendit", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Vetëm 2 orë e gjysmë protestë, ndërkombëtarët 'çarmatosin' opozitën! 31 maji tubim 'anti' fushatë /Video
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar
28 Mars, 09:20
-
‘Toka në Shkollë’, kryeministri Rama: Nxënësit mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë dhe korrur prodhime të freskëta
28 Mars, 07:59
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313
27 Mars, 22:43
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
27 Mars, 22:07
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
27 Mars, 17:41
-
Namir Lapardhaja: I ka pjellë me Bashën
27 Mars, 17:40
-
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
27 Mars, 16:38
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05