Basha ndryshon qëndrim: Nuk
do të bojkotojmë zgjedhjetFOTO/Deputetja e PD "thyen" bojkotin e Kuvendit

Basha ndryshon qëndrim: Nuk<br />do të bojkotojmë zgjedhjetFOTO/Deputetja e PD 
TIRANË-Partia Demokratike është tërhequr nga qëndrimi për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.

Dy ditë pas takimit me aleatëve ku u vendos të mos të regjistrohen dhe se do të bojkotojnë zgjedhjet deri në largimin e kryeministrit Rama, Basha del me një tjetër qëndrim. Opozita u shpreh Basha nuk do të bojkotojë zgjedhjet por do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe republikë të re. 
 
''Sot në KQZ partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn borisë së bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme'',-u shpreh Basha.
 
Në ditën e 21-të te protestes se opozitës, Basha shprehu dhe një herë kërkesën e tij për largimin e kryeministrit Rama, dhe krijimin e qeverisë teknike. Ai u shpreh se nuk do të ketë tërheqje pas. Kreu i opozitës, shtoi madje, duke u shprehur se çdo tërheqje pas është tradhëti.

''Jemi dhe do të jemi këtu për një qëllim të madh politik dhe qytetar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeverinë e Republikës së vjetër e ka kapur paniku dhe kur ne flasim fusin kokën poshtë minderit. Në kushtet e drogës dhe parave të drogës, rrezikut real për demomkracinë dhe stabilitetin e vendit nga sezoni i ri i mbjelljes së drogës që po afron. Në kushtet e mungesës totale të reformës zgjedhore me qëllimin e vetëm për të shtypur dhe tjetërsuar votën e shqiptarëve, në kushtet e sabotimit me vetëdije të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut nga ata që kanë frikë nga drejtësia e vërtetë dhe e pakapur ka vetëm një zgjidhje, qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe kabinetit të turpit, krimit dhe drogës. Asnjë tërheqje nuk ka dhe nuk mund të ketë, çdo tërheqje do ishte tradhëti ndaj qytetarëve. Kjo luftë, kjo betejë nuk bëhet për interesat tona politike, por për të fituar njëherë e përgjithmonë pasaportën e dinjitetit europian për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar'',-u shpreh Basha. 

Sot kryedemokrati foli për ultimatume, për një qëndrim të opozitës që do e dorëzojë në KQZ si kusht për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Mes dy opsioneve që janë kontradiktore me njëri-tjetrin nga njëra anë mosregjistrim në KQZ të partive politike e nga ana tjetër kundër bojkotit të zgjedhjeve, kryetari i PD duket se po luan bllofin për të pamundëuar mbajtjen e zgjedhjeve ose për shtyrjen e tyre.

Partitë e koalicionit opozitar: Letër KQZ: S’do të lejojmë zgjedhje fasadë
Partitë e koalicionit opozitar kanë zyrtarizuar sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura nga krimi dhe paratë e drogës.
 
Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit, luftën efikase kundër narko-trafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
 
Bashkangjitur, njoftimi drejtuar sot KQZ e firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.
ultimatumi i opozites

Vetëm një ditë më parë, aletat Fatmir Mediu, Dashamir Shehi e Agron Duka bënë publike qëndrimin e tryezës së partive opozitare, për t'u tërhequr nga gara e 18 qershorit duke tërhequr madje edhe regjistrimin që kishin bërë në KQZ. 

"Të gjitha afatet dhe proceset zgjedhore kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira e të ndershme. Pa dyshim që opozita do të konsultojë edhe nga pikëpamja juridike gjithë veprimin e saj sepse ne jemi për rregullat e shtetit ligjor, por në radhë të parë duhet të qartësojmë qëllimin tonë, që janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Mediu.

“Tërheqim regjistrimin nga KQZ vullnetarisht derisa të të sigurohet ajo që u vendos në atë tryezë opozitare, qeveria gjithëpërfshirëse, apo qeveria teknike”, tha Duka.

Për aleatin tjetër të opozitës, Dashamir Shehi vendimi është legjitim. E kjo bëhet për të kthyer demokracinë tek qytetarët, tha Shehi.
 "Edhe po u shtynë zgjedhjet nuk është ndonjë hata e madhe, fundi i botës do të ndodhi me shqiptarët nqs këtë lloj bufatorie politike që quhen zgjedhje me këtë lloj pushteti i cili vjen me 1 mijë mënyra por që nuk ka të bëjë me demokracinë”.

Dy ditë më parë në tryezën e koalicionit opozitar është vendosur që partitë e opozitës të mos regjistrohen në KQZ si subjekte. Disa parti të djathta të cilat kishin depozituar kërkesë për regjistrim do ta tërheqin kërkesën e tyre ndërsa PAA që ishte regjistruar do të cregjistrohet. Ndërkaq në KQZ janë regjistruar si subjekte partia Libra,  partia Kristian Demokrate, partia Fronti i Majtë dhe Partia e Gjelbër.
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg