BURREL / KLOS -  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Burrelit dhe Klosit.

Basha është njohur me problematikat e shumta me të cilat hasen banorët e këtyre zonave, me papunësinë, varfërinë dhe çmimin e lartë të energjisë, për të cilin banorët janë shprehur se me të ardhurat që fitojnë e kanë të pamundur ta paguajnë.
 
BanorJam një votues i majtë, na kanë hap zyra pune thone, kam dy vjet që nuk e bëj një orë punë. Si do të jetojmë ne? Si do t’i paguajmë këto?

Lulzim BashaÇfarë të thonë kur shkon tek Zyra e Punës?

BanorS’ka punë.

Lulzim Basha“Oferta jonë, pikë kryesore ka punësimin, uljen e taksave për të krijuar më shumë vende pune, për të punësuar të rinjtë, kryefamiljarë të papun,  përmes zgjerimit dhe forcimit të biznesit”.
basha 
Kryetari i PD Lulzim Basha ka pyetur banorët e Burrelit, i cili drejtohet nga socialistët nëse në këtë bashki jetohet më mirë, ka më shumë vende pune. Përgjigjja nga banorët ka qenë se në këto dy vite kur bashkia dhe qeveria janë të majta mjerimi dhe varfëria ka kaluar çdo kufi.

 “Pas mashtrimeve për 300 mijë vende pune, pas mashtrimeve për uljen e taksave, për uljen  e çmimit të energjisë, për legalizime falas e për shëndetësi falas, mashtrimi tjetër është që po t’i kemi ne të dyja do t’i bëjmë më mirë. Ja pra, këtu i kanë pasur të dyja, a i kanë bërë më mirë këto dy vite? A kanë sjellë përmirësim në cilësinë e jetës tuaj? A kanë sjellë shpresë për rininë? A kanë hapur vende pune për të papunët? Kanë mbyllur vende pune. Kanë pakësuar ndihmën ekonomike e kanë bërë më të vështirë për shumicën dërrmuese të familjeve të mbyllin muajin", - tha Basha.

Çmimi i lartë dhe mbifaturimi i energjisë elektrike ishte shqetësimi i banorëve edhe në Bashkinë e Klosit. Në një kohë kur papaunësia është shumë e lartë, qindra persona janë hequr nga ndihma ekonomike, faturat bëhet e papërballueshme, thanë banorët. Zgjidhja, tha kryetari i PD Lulzim Basha është vota me 21 qershor. 
 
BanorëPremtuan uljen e energjisë elektrike, jo vetëm që nuk është ulur por i kanë mbyt njerëzit me gjoba. Premtuan rritjen e ndihmës ekonomike, nuk kanë marrë ndihmë ekonomike i kanë heq njerëzit nga skema e ndihmës ekonomike. Njerëzit janë pa bukë.

Lulzim Basha: Me 21 qershor është shansi për t’a zgjidhur këtë. Si do ta zgjidhim? Me votë duke votuar për Partinë Demokratike, votoni për uljen e çmimit të energjisë, për faljen e kamatvonesave. Votoni për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të gjithë atyre që janë hequr me të padrejtë dhe shtimin në këtë listë të atyre që kanë nevojë me të vërtetë për ndihmën ekonomike. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç votës. Me 21 qershor me votë kanë shansin të japin zgjidhje këtyre problemeve.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)