Basha në Devoll: Paradoksi, të rinjtë largohen se Rama iu ka lenë zgjidhje drogën

Basha në Devoll: Paradoksi, të rinjtë largohen se Rama iu ka lenë zgjidhje drogën

Lulzim Basha, kryetar i PD

KORÇË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Devoll, ku ka takuar të rinj të kësaj zone, por edhe mbështetës të demokratëve.

Basha ka thënë se të rinjtë po largohen me ritme alarmante, pasi sipas tij, nuk ka garë dhe se çdo gjë arrihet me anë të hileve dhe vjedhjes.

Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punës këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin. Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të larguarve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë, ata nga ky vend po largohen.  Ajo që na ndan nga ato që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë. Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin. Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu në model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hiles, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka shtuar se qeveria socialiste nuk ka vision pasi i ka tallur të rinjtë. Sipas kryetarit të PD, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të rinjtë të ecin përpara.

Një i ri e ka më të thjeshtë që të bëjë trafiqe, sesa të hapë një biznes dhe të punësohet dhe të punësojë. Bota universitare sot bëhet më e vështirë për të rinjtë që të çajnë përpara. Tarifat e Bachelor janë të larta dhe ato të masterit. E vetmja zgjidhje që Rama i ka lënë të rinjve, është që të merren me drogë, ose të ikë nga Shqipëria. Duhet vëmendje dhe financim. Vëmendje qeveritare dhe financim qeveritar. Kjo qeveri jo vetëm e ka braktisur rininë, por edhe e ka tallur. Ajo që duhet është; vullnet dhe vizion i qartë politik. Pastrimi i politikës nga krimi është prioriteti i parë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Ne do të mbështesim arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për 1/3 e të diplomuarve.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 03/11/2018 17:51

    mose ju shite mente devollinjeve te hajduti i rruges te kombite oo vrasei i 21 janarit o cadra e ruseve hyyy

    Përgjigju
  • Demokrati: 03/11/2018 17:34

    nuk i largoi Rama por i largoi Saliu dhe Lulushi me kompanine e shkaterimit qe shkateruat arsim ekonomi e gjithcka .Jeni fytyra me e urryer e kombitq e katandiset vendin ne mjerim .E shoh qe gangrene e keni Ramen por ai eshte figura me e ndritur e historise .Eshohim se e keni gangrene por s keni c te beni ne pushtet svini dot u eshte qepur si Skenderbeu turqve .Jo Rama vete por i tere populli .Ulerini kot i beni qefin vetes por pushtet pritni Koqet e dashit mos i keputen dhe kapini ju .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë