SHIJAK - Kreu i PD, Lulzim Basha pasditen e kësaj të marte ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Shijakut, Redi Saraci. Në këtë takim prezantimi Basha ka ftuar banorët e bashkisë së re të Shijakut të votojnë ofertën e PD, për ti dhënë fund situatës së rënduar financiare dhe të mos e durojnë më tiraninë e dyshes Rama – Meta.
Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe Fatmir Mediu kreu i PR, Agron Duka dhe Igli Cara, kreu i të djathtëve theksoi se në 21 qershor do të jetë vote plebishitare.
Kandidati Redi Saraci do të garojë në 21 qershor përballë Ardian Kokomanit i Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Ndërsa në qytetin e Krujës, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin Hamdi Pasha duke iu drejtuar krutanëve se ata nuk duhet të braktisin vendin e të largohen në emigracion, por të qëndrojnë dhe me votë të zgjedhin ofertën që mund të ndryshojë jetën e tyre.
Kreu Basha ka komentuar edhe vendimin e KQZ për mediat, duke u shprehur se qeveria po i bën presion mediave për ti nënshtruar që të mos ndjekin fushatën.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO