Basha: Në zgjedhje u përfshinë
banda të lidhura me pushtetin

Basha: Në zgjedhje u përfshinë<br />banda të lidhura me pushtetin
Lideri i opozitës, Lulzim Bash gjatë takimit me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ka shprehur kritikat për zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas Bashës, duke folur për problematikën e zgjedhjeve lokale ka deklaruar se, pati presion ndaj votuesve, punonjësve të administratës dhe u përdorën para të krimit të organizuar për blerjen e votës.

“Në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin,  të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë. Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit,  për të mbushur kutitë me vota, fakt i njohur botërisht”, është shprehur kreu i PD-së.

Basha gjatë këtij takimi ka folur dhe për denoncim e transferimit të paligjshëm të zgjedhësve duke iu referuar rastit të Durrësit dhe Kavajës, por tha se nuk pati asnjë masë nga KQZ për të pastruar listën e zgjedhësve. “Sot Shqipëria është në një udhëkryq të vështirë, por Partia Demokratike është e vendosur dhe do të qëndrojë me  të gjithë forcën e saj për të mos lejuar kthim prapa dhe për të rivendosur standardet demokratike dhe të shtetit ligjor”, deklaroi ai.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa