LEZHË- Në fokus të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Lezhë, ishte sërish kryeministri Edi Rama dhe akuzat ndaj tij. Teksa e cilësoi shtimin me 150 anëtarë të rinj në PD e Lezhës si një arritje, Basha tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi po shohin shpresën që Rama ua ka shuar. Duke folur me gjuhën e popullit, lideri demokrat tha se nga protestat e opozitës së bashkuar, Ramës "i ka ik truni komplet", e ndësa theksoi se protesta e 11 majit do të jetë përballje vendimtare.

"Shtohen 150 anëtarë të rinj. Shtimi me gjakun e të rinjve. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD. Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe më këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët. Thotë se shqiptarët në protestë, ftesë për protestuesit.  Basti i Edi Ramës për t'ua ulur kokë shqiptarëve, ky bast humbi me 16 shkurt ditën e nisjes së kryengritjes së shqiptarëve, për t'i dhënë fund instalimit të krimit me qeverinë false, parlament false, media false, u thërrmua nga bashkimi i 16 shkurtit. Fushata e 2017, instaloi bandat kriminale", tha Basha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Basha: Protesta e 11 majit do të jetë përballje vendimtare

Protesta e radhës kombëtare e opozitës do të zhvillohet më 11 Maj. Nga Lezha, Basha tha se kjo kryengritje e shqiptarëve, siç ai e cilësoi ai, do të jetë vendimtare për t'i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës.

"Protesta e 11 majit, përballje vendimtare. Nuk ia dorëzojmë krimit Shqipërinë" , përfundoi Basha.

Ora 12:46
Premtimet deliruese të Bashës: Shqipëria, inkubatori më i madh në Ballkan për TIK

Në qytetin e Lezhës, Basha dha edhe premtimet elektorale dhe ndryshimet e para që do të bënte, sapo të vinte ai në pushtet. Basha ka cekur të gjitha fushët që nga arsimi, bujqësia e blegtoria, ekonomia. Basha tha qeveria e tij do ta shndërrojë vendin tonë inkubatorin më të rëndësishëm Teknologjisë së Informacionit në Ballkan.

"Do heqim taksën nga karburantet. Taksat më të ulëta, çmimin më të ulët të energjisë dhe punësimi prioritet absolut i PD. Të nisim trajnimin në fushat profesioniste të të rinjve në fushën e teknologjisë së Informacionit. Laboratorë më kompjuter dhe internet në shkolla. Vetëm 50% e nxënësve në auditor dhe 50% në praktikë. Ne e kemi këtë vizion. Gjithë infrastruktura e universiteteve të rinovohet krejtësisht brenda dy viteve dhe e konvikteve. Në planin tonë kërkohen 75 mln euro. Ndërsa sot është shpenzuar 1.7 miliard euro. Do ua marrim këto para oligarkëve që vjedhin. Brenda 4 viteve të para, mijëra mundësi për profesionit të të gjitha fushave, do e kthejmë këtë vend në inkubatorin më të rëndësishëm të informacionit. në Ballkan udhëheqëse në fushën e TIK. Për infermierët pagat do t'i bëjmë 700 euro. Do ulim naftëm me 30 lekë, do sjellim në Shqipëri taksën e sheshtë", tha Basha.

Ora 12:21
Basha: Rama kënaqet vetëm me një selfie me Vuçiç, i mjafton

Teksa ka prezantuar platformën e PD për fermërët, Basha është shprehur se prodhimet shqiptare nuk mund të dalin jashtë tregut të Shqipërisë dhe sipas tij, fajtor është Edi Rama. Nga Lezha, ai tha se prodhimet bujqësore nga Maqedonia, Kosova, por edhe Serbia sillen në Shqipëri, por nuk çohet asnjë prodhim në këto vende. Kryedemokrati Basha theksoi se për Ramën mjafton fasada.

"Rënia dramatike e praktikave bujqësore, ka çuar në braktisjen e fshatit. Në Fier, stoku i lopëve ka rënë me 80%. Pse? Të merresh me blegtori dhe bujqësi është mallkim, jo vetëm që nuk nxjerr lekë, por duhet të futësh lekë që të mbash këto investime. Shkatërroi skemën e subvencioneve. Ka braktisur fermerin Edi Rama. Ngritja e mekanizmave për të eksportuar prodhimet shqiptare. Fut gjithë prodhimet e Serbisë, Maqedonisë dhe nuk çon asnjë prodhim aty. Kur Edi Rama bën selfie me Vuçiç, aq i duhet. Prodhimet shqiptare do të jenë të parat", tha Basha.