TIRANË- Nga takimi me qytetarët në Lezhë, kryedemokrati Basha është nisur menjëherë drejt Tiranës, për të prezantuar platformën e PD për arsimin e lartë. Në këtë takim, ku e pranishme ish-eurodeputetja Doris Pack, Basha është shprehur se arsimi i lartë ka arritur kulmin e krizës. Ai ka premtuar se e ardhmja e arsimit me ardhjen e PD në pushtet do të jetë krejtësisht ndryshme nga realiteti i sotëm i "dirigjuar" nga kryeministri Edi Rama.
Në praninë edhe të disa prej pedagogëve në Universitetet Publike, lideri demokrat u ndal në pikat konkrete që përfshiheshin në platformën e PD, ku sipas planit, në dispozicion për arsimin e lartë është caktuar një shifër prej 75 milion dollarë. Këto para do të shpërndahen 3 pika kryesore që përfshijnë: subvencionimin e studentëve për tarifat e Bachelor dhe Master, bursat e studentëve dhe për infrastrukturën studentore.
Ai theksoi gjithashtu se me ardhjen e tij në pushtet, do të anulojë menjëherë ligjin për Arsimin e Lartë.
"75 milion dollarë, në dispozicion për Arsimin e Lartë. 38 mln dollarë për të financuar tarifat universitare të universitetet publike, ku studentët që vijnë nga një familje me më pak se 640 mijë lekë (të vjetra) do ta përfitojnë të plotë subvencionin e tarifave të Bachelor dhe Master. Për ato që kanë të ardhura mbi 640 mijë lekë (të vjetra) do të subvencionohen në masën 50%.
5 milion dollarë të tjerë do të jepen për bursë për rreth 6 mijë studentë që e kanë të pamundur që të përballojnë shpenzimet shkollore. 32 milion dollarë brenda 4 vite do të investohen në infrastrukturë konviktore dhe akademike. Kriza institucioneve të arsimit të lartë është në kulmin e saj. PD ka gati platformën e saj. Ato degë që premtojnë që të japin një hov të madh mundësive të punësimit, kryesisht në TIK apo që ka rëndësi të veçantë si është nevoja akute për rritjen e numrit të mjekëve, do të investohet më tepër. Ka një të ardhme për arsimin e lartë, për studentët, për pedagogët", tha Basha.
Nga ana tjetër, ish-eurodeputetja Doris Pack tha se arsimi i lartë në Shqipëri është me probleme. Sipas saj, një nga ngërçet më të mëdha të arsimit në vend është politizimi i saj.
"Jam e nderuar që jam e pranishme në një tryezë me kaq shumë pedagogë dhe akademikë. Besoj gjithashtu se Arsimi i Lartë në Shqipëri ka probleme. Unë besoj se ata studentë shqiptarë që janë jashtë, duhet të kenë kushtet që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre këtu, në vendin e tyre. Mund të them se sa kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë, politizimi mbetet problem. Jam e keqardhur që universiteti është politik, i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo prish edhe imazhin e universitetit. Po ashtu, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu”, tha Pack.
Me ate qe ke ne krah Markun do e sfidosh kundershtarin?? po ai sdi te flase e ze leksionin dhe nuk di si ta jape konkluzionin hallakatet pa kuptim .Apo do hapesh kolegje private .Mjaft se te pame .
PërgjigjuP...pIrdh se Lirohesh Lulqime Basha
PërgjigjuMe kë do bësh Arsimin e Lart me GAGAÇIN mark marku torollaku. Apo gagaçi do thot dodododo taaaa bbbbooojjj o lyl KARRALLOI .
PërgjigjuSidomos me ate kurven plake Doris do te kete me te vertete te ardhme evropiane...
PërgjigjuE kemi pare dhe arsimin tend, o bash
PërgjigjuE pame si e katandiset me Kristalin dhe Vitrinat. I bete injorantet drejtore dhe gjithe administraten e mbushet me militante me diploma te vlera. Nuk kini me shance, u dogjet ishit maskarenj ne cdo drejt I’m. Shkaterruat tere administraten dhe aparatin shteteror dhe vrate shqiptare te pafajshem. Nuk kini per te mare pushtet as mbas 30 vjetesh.
Përgjigju