Basha pas darkës me Kim rikthen premtimin e bujshëm të Berishës: Heqim vizat me SHBA...'sfidon' Ramën për vaksinën anti-COVID

Basha pas darkës me Kim rikthen premtimin e bujshëm të Berishës: Heqim vizat me SHBA...'sfidon' Ramën për vaksinën anti-COVID

Ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, në Tiranë Yuri Kim, kreydemokrati Lulzim Basha ka rikthyer për fushatën elektorale një nga premtimet më madhore të ish- kryeministrit Sali Berisha në 2013, liberalizimin e vizave me SHBA-në.

I ftuar në Syri Tv, Basha tha se PD e ka pasur dhe e ka objektiv një gjë të tillë.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend. Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama.

Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare,” tha Basha. Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA. Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA. Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia", tha Basha.

Ai ka hedhur edhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit nuk e siguron dot vaksinën anti-COVID, ndërsa shton se ai mundet.

“Unë kam mundësinë t’ju kërkoj partnerëve të mi politikë në shumicën e qeverive europiane tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti. Kjo qeveri që nuk ka marrë akoma vaksinat për gripin, nuk mund t’ju sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID. Shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse plani ynë i shpallur do të zbatohej”, tha Basha.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Un i besoj ato qe thote luli se ka mesuar nga profesori itij Sali Berisha se kur te vije ne pushtet ,dote urdheroje Shqiptaret te Shkaterrojne Çdo gje te shkaterrojn çdogje te ndertuar ne kohen e Edi Rames , rruget, Stadjumet zbukurimin e qyteteve , perfs: 29/12/2020 09:53

    Un ibesoj ato qe thote luli , se ai kamesuarnga profesor Berisha ,qe kur te vije ne pushtet , te çoj jeher ne zero ato ndertime qe jan ber ne kohen eEdi Rames ,si rruget , tunelet , stadjumet ,zbukurimin e qyteteve perfshi dhe policine e shtetit sine 1997 , si me nxertimet ekohes Enverit kur Enveri nuk egzistonte Vetem keshtu Shqiptaret dote shkojne ne Amerike jo vetem pa viza por dhe pa pashaporte flm

    Përgjigju
  • Leo: 29/12/2020 09:14

    Amerika e donte shume kasten tuaj. Keshtu ne ven qe te hiqte vizat per shqipatret vuri vizat per shume prej jush se ishit te korruptuar.

    Përgjigju
  • Arben: 29/12/2020 08:57

    Tepricat e vaksinave thot ky

    Përgjigju
  • Taulant: 29/12/2020 08:05

    Po ti merr vizen per vete o pallosh se u bere disa vjet qe nuk shkel dot ne SHBA, leri genjeshtrat per shqiptaret se eshte steke e larte per ty.

    Përgjigju
  • vlora: 29/12/2020 02:07

    U hap thesi i genjeshtrave.O Lulezime ne nuk jemi budallenj ,genje te pakten me karar

    Përgjigju
  • Taip lala: 28/12/2020 23:48

    Po gruan ke mundsi ta lesh nga une nje vizite kopil

    Përgjigju
  • Beni: 28/12/2020 23:39

    Hahaha, Luli Basha.Tani, Luli Basha i qenka fut seriozisht muhabetit me marre liçensen e karagjozit.

    Përgjigju
  • Me lot: 28/12/2020 23:06

    Mund te kaloje dhe katundari i fundit, po Ti, Saka, Muta& Co, nuk keni shonce!!!!

    Përgjigju
  • Edi Rama: 28/12/2020 23:02

    Po ju e siguroni me te vertete se jua jep Rusia sepse jeni kelyshet e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës