Berisha: Pas Europës, ne do të
heqim vizat edhe me SHBA-në

Berisha: Pas Europës, ne do të <br />heqim vizat edhe me SHBA-në
DURRES - Kryeministri Berisha ka deklaruar sot, gjatë hapjes së fushatës elektorale në Durrës, se "pasi hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do të heqim vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto 22 vjet, të gjitha marrëveshjet e integrimit mbajnë firmën tonë".

"Për çdo qytetar, asgjë s’ka më jetike se integrimi ynë në Europë. Asnjëherë nuk duhet të merremi shumë me histori e duhet të shohim vetëm para", - u tha Berisha, qytetarëve durrsakë - "por prapë me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për të parë më mirë përpara. Ju bëj thirrje që për një moment të mendoni: si ka mundësi 22 vjet në radhë, të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimi në KE, në NATO, marrëveshja e Stabilizim - Asociimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit të vendit kandidat lidhen vetëm me emrin e PD-së?! Jo! Ne nuk kemi qënë 22 vjet në pushtet, por kemi qënë edhe në opozitë, por kemi qënë në mbështetje të integrimit.

Çfarë po ndodh me partinë tjetër? Si ka mundësi që ajo s’ka asnjë firmë drejt integrimit të botës perëndimore?! Nuk ka, sepse e vërteta e pamohueshme është se atëherë kur ata deklaronin për Këshillin e Europës se “molla nuk ishte pjekur”, në krye të partisë ishin bolshevikë të vërtetë. Nuk kanë vendosur firmë jo se i penguam ne, por se në shpirtin e tyre ata ndjehen ndryshe.

Ne bëmë gjithçka për të firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. Çfarë bëri Edi Rama? Futi bilbilat e trompetat në parlament vetëm për të penguar marrëveshjen.

Ne bëmë gjithçka për NATO-n, kur të nesërmen ata bënë protestë me portretet e Enver Hoxhës.

Heqja e vizave ishtë ëndrra më e bukur e mbarë shqiptarëve. Ata bënë gjithçka që vetëm vizat të mos i marrim.

Bllokuan tre ligjet, përsëri, në tetor të vitit të kaluar; Komisioni Europian votoi për të rekomanduar Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Kërkoi të votohen tre ligje. Z.Rama, në zbatim të testamentit të etërve të tij i mban peng 215 ditë dhe nuk i voton. Ne hoqëm vizat për Europën, por me reforma të thella do heqim vizat edhe për SHBA-të", - deklaroi Berisha

KRYEMINISTRI PREZANTON KANDIDATET: ATA KANE QYTETARIN NE QENDER
 
Kryeministri Berisha, pasi prezantoi kandidatën e PD-së, u tha simpatizantëve të mbledhur në shesh: “Për ne, ju jeni dhe mbeteni, të parët e më të parëve. Ne, në të gjithë programin tonë, ju kemi ju në epiqendër, kemi vlerat e mëdha që ju mbartni. Ato janë frymëzimi ynë, ato janë programi ynë i madh për të ecur para.

Më 23 qershor, këtu në Durrës e kudo në Shqipëri, përballen dy qëndrime, dy alternativa: U përball alternative jonë e bazuar në vlerat më të mira, në liritë, në familjen, në kombin, në integrimin. Kjo alternativë na udhëhoqi ne dhe këto 20 vite mundi dhe djersa juaj, e emigrantëve shqiptarë kudo që janë, reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga një mjerim i paparë ndonjëherë e të ecim të sigurtë në rrugën e begatisë dhe prosperitetit.

Këto vit, në kulmin e një krize, besimi ynë tek liritë tuaja, tek inisiativa juaj e lirë, ka bërë që Shqipëria të marrë më shumë se kurrë investime e të krijojë vende pune. Në këto vite, Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, është ngritur në kurorën e vendeve turistike të botës e kemi marrë miliona turistë. Por këto vite, ne nisëm të mbështesim fermat shqiptare. Janë mbështetur me projekte 42 mijë projekte, janë hapur dhjetra mijëra vende pune. Punësimi juaj është program më madhor yni.

“ALTERNATIVA E RAMËS ËSHTË AJO E MASHTRIMIT DHE DËSHPËRIMIT”

Cila është alternative tjetër? Është ajo e rritjes së taksave, e shkatërrimit të vendeve të punës, e largimit të investimeve, ajo që qytetarët e saj i do të punojnë për qeverinë, kurse jona, që qeveria të punojë për shqiptarët.

Alternativa jonë është ajo e vizionit të qartë - ajo e tyrja, me fjalë, me tonelata, trillime e trishtime. Edi Rama përdor mashtrimin, trillimin, vetëm e vetëm të mërzisë zgjedhësit shqiptarë të ngjallë te ata dëshpërimin siç ka shpirtin e vet", - nënvizoi kreu i PD-së ndër të tjera.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës