Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dedikuar një status në Facebook deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Basha shkruan se në një kohë kur vendi po përballet me varfëri, korrupsion dhe krim, kreu i qeverisë bën komentatorin sportiv.

Ja çfarë shkruan Basha:

Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive. Vendi është përmbytur nga korrupsioni që ka shpërthyer në çdo anë. Shqiptarëve u janë marrë nga afera e tij me CEZ 600 milionë euro. Kryepërgjegjësi përcakton klientët dhe ndërtuesit e tij fitues të çdo tenderi që para se të bëhet tenderi. Ministri i tij ka hapur mësimore droge. Pasi e ndriti me papunësinë, taksat, cmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie. Këndon gjeli majë plehut!


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)