Basha: Për 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha, në 25 prill do të humbë

Basha: Për 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha, në 25 prill do të humbë

Lulzim Basha


Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjete sociale ku shkruan se gjatë këtyre 8 viteve, Rama ka sjellë vetëm dështime.

Duke sjellë në vëmendje deklaratat e bëra nga kryeministri lidhur me sfidat që i janë dashur të kalojë Shqipëria, Basha thotë se mazhoranca ka kriminalizuar politikën e ka kanabizuar vendin.

Sipas Bashës, premtimet e bëra nga Rama, janë dështime të tij.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë... As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr...

‘Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë” – thuhet në videon e postuar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lido: 23/02/2021 18:09

    Gjith keto vite ke deshtuar ti si qeveri dhe opozit

    Përgjigju
  • Vlora: 23/02/2021 09:38

    Filloi ky avazin e mengjesit... Ngrihu nga gjumi futi nje COPY-PASTE dhe fillo diten me budallalleqe. Thuuaj mirmengjes njehere o injorant..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?