Basha për Rai News: Nuk ka më marrëveshje me Ramën

Basha për Rai News: Nuk ka më marrëveshje me Ramën

Lulzim Basha gjatë intervistës për Rai News

Në një intervistë për Rai News, Kreu i Partisë Demokratike ka folur për protestën e organizuar nga opozita dhe vendimin e saj për djegien e mandateve. Basha ka artikuluar sërish të njëjtat akuza drejt qeverisë së kryministrit Rama, se bashkëpunon me krimin. Ai ka deklaruar se opozita nuk ka kërkuar që të përdoret dhunë në protestë dhe se djegia e mandateve ishte një veprim i detyruar nga rrethanat ekstreme që janë krijuar nga situata politike në vend. Ai tha se përmes këtij vendimi synohen standartet dhe vlerat e demokracisë europiane.

 “Ky është një akt ekstrem, ne nuk presim përgëzime por ne urojmë vetëm një gjë, standardet dhe vlerat e demokracisë europiane dhe amerikane. Në Europë kur një kryeministër kapet duke vjedhur rezultatin e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe kjo është transmetuar publikisht në mediat ndërkombëtare, ajo qeveri duhet të largohet dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, deklaoi Basha.

Pyetjes nëse parashikon dhunë në protestën që do ta zhvillojnë simpatizantët e PD-së gjatës ditës së sotmë Basha tha se nuk opozita nuk ka kërkuar përdorimin e dhunës gjatë tubimit qytetar.

Parashikoni protestë të dhunshme ditën e enjte? 
Ne nuk kemi kërkuar kurrë dhunë. Ne kemi kërkuar gjithmonë protestë paqësore. Situata në vend është shumë e rëndë. Ka papunësi të lartë, varfëri të madhe në të gjithë vendin dhe kjo e ka zemëruar popullin që tani e di se varfëria nuk vjen se vendi është i varfër por sepse vendi dhe populli janë vjedhur.

Ka pasur një deklaratë të kryeministrit që thotë se nuk keni ndërmend të jepni dorëheqjen.
Tregon vetëm se Rama përdor shantazhin dhe korrupsionin për të blerë anëtarët e opozitës. Tregon vetëm se sa parlamenti dhe demokracia nuk janë funksionalë në Shqipëri.

Keni takuar ambasadoren gjermane dhe përfaqësues të BE, OSBE. Çfarë është diskutuar në këto takime?
Mesazhi im është shumë i qartë për të gjithë miqtë e Shqipërisë. Kjo është një Parti që lindi me ëndrrën për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe ne luftojmë për vlerat europiane ne luftojmë për demokracinë për ndarjen e pushteteve, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa këto nuk ka të ardhme për vendin tim, nuk ka të ardhme europiane dhe nuk ka të ardhme për shqiptarët. I kërkoj miqve tanë të kuptojnë se kjo masë ekstreme është marrë në kushte ekstreme

Dhe i kërkoj atyre të mos kërkojnë nga populli shqiptar diçka që ata nuk do e pranonin kurrë.

Shumë thonë se duket se historia do ë përsëritet edhe në 2017 kishte shumë protesta dhe më pas një marrëveshje mes jush dhe Edi Ramës, dhe thonë se kjo histori do të përsëritet. Është kështu ?
Jo për një arsye të thjeshtë, sepse Rama nuk e ka respektuar asnjëherë atë marrëveshje.
Rama është kapur nga organi i akuzës në Shqipëri në përgjime që janë publikuar nga media ndërkombëtare në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar për të intimiduar zgjedhësit dhe për të blerë vota, çka solli një parlament që nuk është rezultat i vullnetit të popullit por është diktuar nga krimi i organizuar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione