Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike. Këtë radhë ka përdorur një video të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër. Familja që atëherë është ndihmuar nga donatorët dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë në shkollë. Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar por e lënë që rrëfimin e kryefamiljarit ta gjykojnë vetë qytetarët duke u thënë të kenë kujdes nga helmi i dizinformimit.

Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim  Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë. Ndërkohë që gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht!

"Nuk mund përdoren për qëllime politikë, një video e dy jetimëve. Si mund të bëhet Kryeministër një person që merret me dy jetimë? Këtë do e ndjekë edhe në rrugë ligjore, do padisë Bashën pasi kjo nuk është më gjendja ime reale që kur shtëpia në është rikostruktuar nga Elvis Naçi dhe nga komuna na kanë ndihmuar me librat e fëmijëve sot dhe vetë jam në punë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimet dhe video të së kaluarës. Jam ndjerë shumë keq dhe nuk dija gjë. Më thotë një shok që është publiku fëmija dhe u habita pasi ajo është shumë kohë më parë. Më ka rikthyer në mendje një gjë shumë të hidhur për mua dhe fëmijët, në një kohë që unë luftoj e punojë që fëmijët ta harrojnë atë periudhë të vështirë dhe këto ma rikujtojnë", tha kryefamiljari Agim Qosja.

Dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike as për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë dhe se jetojnë në gjendje të mjerueshme. Gjatë denoncimit, Basha tha se fajin e ka Ram me dështimin e tij prej 8 vitesh në qeveri, duke premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.