Edhe pse negociatat kanë qenë intensive dy ditët e fundit, pas vizitës në Tiranë të zv/ndihmës sekretarit të SHBA, Hoyt Brian Yee, zyrtarisht palët ndahen lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.
Opozita zbardhi sot hapat e negociatave të ditës se djeshme me pikat ku e djathta bie dakord me paketën "McAllister plus propozimet e Ramës", duke theksuar se është maxhoranca dhe vetë kreu i qeverisë Rama ai që i refuzon.
Po sot koalicioni opozitar zbardhi edhe Paketen Mc Allister+ që ua propozoi ZëvendësNdihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. Paketa Mc Allister + është një paketë ku shkrihen propozimet e paketës së mëparshme të Mc Allister por të ndërfutura dhe propozimet e Ramës në tryezën e dialogut tek Presidenti.
Në deklaratë vihet re se e djathta është tërhequr nga votimi elektronik dhe kushtet për Vettingun, dhe zhvillimi i zgjedhjeve ne Vjeshte dhe afrimin e tyre në 16 korrik, siç edhe është parashikuar në paketën e zv/Presidentit të PPE.
Opozita i qëndron paketës McAllister+, ndërsa thekson se një marrëveshje me maxhorancën do ta rikthente atë në Kuvend për votimin e komisioneve të Vettingut.
Opozita thekson se fjala i mbetet kryeministrit Edi Rama për të vulosur marrëveshjen.
Ndërkohë, pas kësaj deklarate të opozitës, i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Socialiste qe thekson se nuk bëhet pjesë e pazareve, ndërsa paralajmëron se data e zgjedhjeve, 18 qershori, mbetet i pandryshuar.
Por pas një takimi 2 orë me ambasadorin Lu, kryedemokrati Lulzim Basha i nisi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon që të pranojë edhe ai paketën e propozimeve të SHBA dhe BE.
Në përgjigje të letrës që Basha i nisi para 50 minutash, Rama reagoi ne Twitter dhe i kërkoi Bashës që të mos flasë në emër të SHBA dhe të mos fshihet pas McAllister, por të fokusohet tek oferta që ke në tryezë.
Mbetet e paqartë se si do të vijohet me negociatat në kushtet kur është arritur dakordësimi i pjesës dërrmuese të paketës, përveç "mollës së sherrit", datës së zgjedhjeve.
PS: Ja përse nuk mund të ketë zgjedhje pas 30 qershorit
Zgjedhje jo përtej 30 qershorit, kjo është oferta që ndodhet në tryezën e Lulzim Bashës.
Burime nga maxhoranca konfirmojnë se PS nuk e quan kushtetuese një shtyrje të zgjedhjeve përtej këtij muaji.
Maxhoranca rrëzon në këtë mënyrë kategorikisht cdo datë të mundshme në korrik apo shtator, variante këto të opozitës.
Ndërkaq kjo e fundit duket se është tërhequr nga varianti i zhvillimit të zgjedhjeve në shtator , duke arritur në propozimin e David mcalister që zgjedhjet të mbahen në 16 korrik.
Datë kjo që refuzohet nga të majtët. Ndërkohë depuetët juristë të partisë Socialiste sqarojnë se sipas Kodit Zgjedhor zgjedhjet nuk lejohet nga data 30 qershor-15 shtator, neni 83 i kodit nuk lejon ndryshimin e këtij ligji me procedure te përshpejtuar, ndërsa normalisht cdo ndërhyrje nuk mund të bëhet pa kaluar 1 muaj.
Po sipas kodit zgjedhor, ndalohen ndërhyrjet në këtë ligj 2 muaj para zgjedhjeve. Juristët e PS sqarojnë gjithashtu përse refuzohet muaji shtator si datë e mundshme për zgjedhjet.
Sipas tyre nuk mund te shtyhet mandati i parlamentit tej datës 9 shtator.
Ngërçi politik, zhvillimet nga negociatat mes palëve
Ora 15:50 Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA dhe mos u fshih pas 'McAllister'
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas nisjes së negociatave me ndërmjetësimin e SHBA dhe deklaratës së Lulzim Bashës për të pranuar paketën 'McAllister+'.
Në përgjigje të letrës që Basha i nisi para 50 minutash, Rama reagon ne Twitter dhe i kërkon Bashës që të mos flasë në emër të SHBA dhe të mos fshihet pas McAllister, por të fokusohet tek oferta që ke në tryezë.
"@lulzimbasha_al mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike,mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë" shkruan Rama.
Ora 15:30 Mbyllet takimi i Lu me Ramen ne kryeministri
Ora 15:10 Basha letër Ramës: Pranoje dhe ti paketën "McAllister +"
Pas takimit 2 ore me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD i nis nje leter zyrtare kryeministrit Rama. Ne leter, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi sot publikisht kryeministrit Edi Rama që të pranojë edhe ai paketën me propozimet e paketës McAllister plus, për zgjidhjen e ngërçit politik.
(Letra e Bashës drejtuar Ramës)
"Z Rama,
Në emër të opozitës ju informoj se prej ditës së djeshme në ora 12:00 opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga Ndihmës ZëvëndësSekretari Shtetit, Hoyt Yee.
Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që dhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t'i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për një proces zgjedhohr të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.
Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj, pa asnjë vonesë", thuhet në letrën e Bashës drejtuar Ramës.
Ora 15:00 Lu pas 2 ore takim te Basha, shkon te Rama ne kryeministri
Ora 14:20 Berisha: Rama kundër Vettingut! Fjalën t'a marrë Revolucioni
Edhe pse negociatat mes të majtës e së djathtës për arritjen e një marrëveshje për të dalë nga ngërci politkk, ish-kryeminstri Sali Berisha bën deklarata me thirrje për revolucion.
Sipas Berishës, Rama duke refuzuar propozimet e ndërkombëtareve, nxorri hapur mashtrimin, tha ai, që i bën popullit mbi Vettingun. Me tej ish-kryeministri shprehet se me kete refuzim, Edi Rama deshmon se ai perben nje rrezik kombetar absolut per Shqiperine dhe shqiptaret.
Në këtë pikë Berisha bën thirrje për revolucion.
“Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptar, ne veçanti te gjithe atyre qe besuan mashtrimin e Rames, se opozita nga frika nuk e voton vettingun, te bashkohen me revolucionin demokratik per t'a hedhur Edi Ramen, kete fantazme te Enver Hoxhes qe do me çdo çmim te varrose pluralizmin ne Shqiperi, ne koshin e plehrave te eterve te tij mizore”.
Ora 14:10 PDIU: Palët t'i rikthehen dialogut, të pranohet "McAllister"
PDIU i bën thirrje forcave politike që të rikthehen në tryezën e dialogut dhe të pranojnë paketën e zv/presidentit të PPE, David McAllister.
"Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje forcave kryesore politike që të marrin përgjegjësinë para qytetarëve të Shqipërisë dhe partnerëve tanë dhe të zgjidhin krizën politike sa më parë.
Prandaj ne u bëjmë thirrje palëve që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të rimarrë në shqyrtim seriozisht paketën e propozuar prej eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe mbeshtetur nga SHBA si bazë të një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike ne vend.
Është e papranueshme që vendi ynë anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të zhytet në një spirale të tillë konfliktuale duke e njollosur rëndë reputacionin tonë ndërkombëtar dhe kërcënuar pluralizmin dhe demokracinë në vend.
Mungesa e një marrëveshje rrezikon ta thellojë edhe më tutje krizën e rëndë politike që ka kapur vendin, rrezikon cilësinë e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme dhe stabilitetin e vendit.
Tanimë është një domosdoshmëri e pashmangshme bërja e një Pakti Kombëtar midis mazhorancës dhe opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të hedhur themele të shëndosha për stabilitetin politik të vendit. Pjesë e këtij kompromisi të gjerë politik duhet të jetë angazhimi i të gjitha forcave politike për të zhbllokuar dhe përshpejtuar procesin e integrimit evropian duke ndërmarrë një orë e më parë reformën në drejtësi.
Në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian ne duhet të tregojmë maksimumin e përgjegjësisë patriotike e nuk duhet ta lëmë vendin peng të mllefeve e hatërmbetjeve të liderëve të ndryshëm politik.
Gjithashtu, për t’i paraprirë situatave të tilla të ngjashme në të ardhmen, ne duhet të ndërmarrim një reformë të re elektorale nëpërmjet një procesi transparent gjithpërfshirës që vë interesat e atdheut përpara interesave të partive specifike".
Ora 13:30 PS: S'bëjmë pazare, hiqni dorë nga shantazhet
Partia Socialiste i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave të opozitës se maxhoranca refuzoi paketën McAllister plus.
PS thotë në këtë deklaratë se askush nuk mund të dalë mbi rregullat demokratike, ndërsa i kërkon opozitës që të heqw dorw nga shantazhet e rrugës.
"Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t'u kthyer ne rrugen e gares demokratike.
Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla", thuhet në deklaratën e PS.
Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.
Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin".
Ora 13:00 Ambasadori Donald Lu takim urgjent me Bashën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka mbërritur në këto momente në selinë e PD, ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Takimi i Bashës me Lu vjen pas deklaratës së koalicionit opozitar se kanë pranuar paketën McAllister plus si dhe publikuan 20 pikat e dakordësuara në këtë ofertë e cila u ndërmjetësua nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.
Negociatat mes palëve vijojnë për zgjidhjen e ngërçit politik, ndërkohë që ajo e cila ndan sot maxhorancën dhe opozitën është data e zgjedhjeve.
Shumica parlamentare insiston për respektimin e datës 18 qershor, ndërsa sot burime pranë PS-së thanë për Shqiptarja.com se Rama ka toleruar mbajtjen e zgjedhjeve deri në fund të Qershorit, duke përjashtuar kështu muajin Korrik.
Ora 12:30 20 pikat e paketës McAllister plus e propozuar nga Yee: Zgjedhjet me 13 Korrik
PD ka zbardhur sot 20 pikat e paketes Mc Allister+. Sipas PD, kjo është përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar "McAllister Plus" paraqitur tek opozita nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017.
1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
14. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
15. Droga:
• Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
• Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
16. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
• Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
• KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
• Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
17. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit të regjistrit të zgjedhësve.
18. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
19. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
20. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vettingut.
Ora 12:00 Koalicioni opozitar zbardh 16 hapat e negociatave: Ne pranuam paketen, Rama e refuzoi
Partia Demokratike dhe partitë opozitare kanë shpërndarë një njoftim për mediat, duke zbardhur takimin me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee si dhe negociatat e zhvilluara një ditë më parë me maxhorancën për zgjidhjen e ngërçit politik.
Opozita sqaron se ka pranuar paketën McAllister plus, ndërsa thekson se ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka refuzuar.
"Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht "PO" ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita", theksoi sot koalicioni opozitar duke renditur 16 hapat e negociatave te dites se djeshme.
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht "PO" ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.
Data e zgjedhjeve. Burime: Rama tha, te behen deri ne fund te Qershorit, jo me tej
Megjithatë, burime pranë negociatave maxhorancë-opozitë bëjnë të ditur se shumica parlamentare ka propozuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet parlamentare.
Po sipas të njëjtave burime, kryeministri Rama duket se do të tërhiqet nga 18 qershori, duke pranuar një datë të ndërmjetme fundin e muajit qershor.
Mësohet gjithashtu që Rama të ketë deklaruar se çdo datë tjetër, përtej qershorit, është antikushtetuese.
Mbrëmjen e djeshme nga ana e opozitës u njoftua se do të kishte një deklaratë për ecurinë e negociatave për ditën e djeshme dhe mosaarritjen e konsensusit, por në fund kjo deklaratë u anulua për shkak të vijimit të negociatave edhe ditën e sotme.
Sipas po të njëjtave burime mësohet se palët ndahen tek data e zgjedhjeve, ku veç datës 18 qershor janë hedhur edhe idetë për mbajtjen e zgjedhjeve më 23 korrik, apo në muajin shtator.
Gjithashtu një tjetër pikë ku ndahen palët është edhe zbatimi i Vettingut.
Sipas maxhorancës opozita duhet të plotësojë vendet bosh në komisionet e Vettingut, ndërsa opozita kërkon të votohet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese.
Sa i përket elektronikës në zgjedhje, duket se palët kanë gjetur një marrëveshje.
Bylykbashi: Pse zgjedhjet mund të mbahen mes 15 shtator-30 nëntor
Deputeti demokrat dhe njëherazi bashkëkryetar i komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, thotë se shtyrja e zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë nuk cenon Kushtetutën.
Përmes një sqarimi në Facebook, ligjvënësi demokrat thotë se Kushtetuta nuk përcakton datën e zgjedhjeve, por fundin e mandatit të Kuvendit. Sipas tij, Kodi Zgjedhor përcakton si periudha të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve pranverën dhe vjeshtën, të pranveres 15 mars - 30 qershor dhe të vjeshtës 15 shtator - 30 nëntor.
"Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars - 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator - 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori", shkruan Bylykbashi.
Deputeti demokrat sjell në vëmendje edhe precedentin e 2007-ës, kur u ndryshua Kodi Zgjedhor me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
"Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007", sqaron deputeti i PD.
Redaksia Online
l.q/d.b/Shqiptarja.com