Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb

Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb

Lulzim Basha dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Në një reagim që bëri ditën e sotme, Basha u shpreh se vlerësoi rolin e Ahmetit në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ai theksoi rreziqet që kërcënojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndikimet serbo-ruse, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garanci për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike.

“Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal”, tha Basha ndër të tjera, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të faktorit shqiptar në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Kisha kënaqësinë të prisja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një personalitet me kontribut të shquar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe me një rol kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe avancimin drejt integrimit europian.

Diskutuam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon. 

Duke u ndalur tek zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Europës, administratën e re në SHBA dhe një rikonfigurim të lidershipit në BE vende të ndryshme të  unionit,  theksuam domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të faktorit shqiptar për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në rajon.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet e zotit Ahmeti lidhur me rreziqet që i kanosen të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet për ta shndërruar vendin në një satelit të interesave serbo-ruse përmes agjentëve të tyre, të cilët aktualisht mbajnë pozita të larta në kabinetin qeveritar.

Çdo cënim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet e vetmja garanci për bashkëjetesë ndëretnike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Të drejtat e shqiptarëve janë fituar me sakrifica të mëdha dhe gjaku i derdhur për to nuk mund të nëpërkëmbet nga askush. Popujt e rajonit duhet të ndërtojnë të ardhmen mbi baza të bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke shmangur kthimin pas në konflikte dhe ndasitë e të shkuarës”.
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme

I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme