Basha publikon grafikun: Shqipëria varfërohet, ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre

Basha publikon grafikun: Shqipëria varfërohet, ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre

Kreu i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me akuza ndaj qeverisë. Ai ka publikuar një grafik, i cili sipas tij tregon ulje të ekonomisë së shqiptarëve dhe rritje të ekonomisë së ministrave.

Kreu demokrat shkruan se papunësia është shtuar, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme ndërsa sipas tij Rama dhe ministrat shtojnë pasurinë.

"Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij", shkruan Basha.

Pas këtyre akuzave ai thotë se ka ardhur koha për një qeveri të re.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni