Për shkak të pandemisë, rrjetet sociale po pëdoren më shumë se çdo herë për të bërë fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.
Siç ndodh rrallë kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një meme për kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit hodhi një foto në “Instagram” duke bashkëbiseduar me veten, duke dhënë një meszh të qartë se nuk do të largohet por do të marrë një mandat të 3.
Kjo foto menjëherë u bë virale në rrjet përmes memeve. Në memen e shpërndarë nga Basha shihet fotoja e Ramës, por me diçiturë të ndryshuar, ku sipas liderit të PD-së rivali i tij pyet veten; “Për kë do të votosh dhe në dëshirën e kryeopozitarit, Rama zgjedh Lulzim Bashën.
Postimin e tij Basha e shoqëron me fjalët “Faleminderit për suportin”.
Diçitura e vërtetë që kishte vënë Rama në foton e tij ishte kjo: “Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.
Kujtojmë se kreu i qeverisë është duke kërkuar mandatin e tretë, duke argumentuar se i duhet më tepër kohë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe, sipas tij, nuk duhen ndërprerë në këtë pikë.