TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me veten e tij. "Rama" e ka pyetur se kur do të ikë", por ai është përgjigjur që ka ende shumë punë për të bërë.

Është një mesazh i dhënë nga kreu i qeverisë në objektivin e tij për të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit, sipas së cilit ka ende shumë punë për të mbyllur.

Rindërtimi dhe vaksinimi janë dy punët e tij madhore, të cilët për Ramën, do të pezullohen nëse opozita merr pushtetin. Madje për vaksinimin, ai ka thënë se është një ëndërr që e lë pa gjumë, që të vaksinojë shumicën e qytetarëve.