'Bild'/ Basha: U legjitimua kauza e opozitës! Mos prisni që të ketë një marrëveshje me Ramën

Përgjimet e publikuara nga "Bild" të dosjes "184", kreu i PD-së Lulzim Basha i konsideron si konfirmim se kauza dhe rruga që ka ndjekur opozita përgjatë këtyre katër muajve është e drejtë.  

Edhe pse audio-përgjimet, në të cilat del për herë të parë kryeministri, janë pjesë e një dosje e cila është ende në hetim, kryedemokrati i ka cilësuar të si të mjaftueshme që vërtetojnë se PS-ja ka blerë votat dhe se Rama ka ardhur në pushtet në bashkëpunim me krimin. Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur në mbrëmje në selinë blu, numri një i PD tha se këto përgjime i japin të drejtë opozitës, në vendimin për të hequr dorë nga mandatet mandatet dhe zhvillimin e protestave të njëpasnjëshme.

"Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur. Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën. Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje", tha Basha. 

Në fjalën e tij, Basha theksoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje, nëse Rama nuk do të tërhiqet nga posti i kryeministrit, si dhe njoftoi se opozita do të vijojë aksionin e saj deri kur të arrijë qëllimet e saj: largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do të mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara. Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim. Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë", tha ai.

Në fund ka bërë një thirrje shqiptarëve që t;i bashkohen protestës së opozitës që do të zhvillohet të premten me 21 qershor, duke thënë se ajo "do të jetë një manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve"

"Unë besoj tek demokracia dhe vlerat europiane të qeverisjes së mirë. Unë besoj se Shqiptarët janë në gjendje të përqafojnë këto vlera dhe të jetojnë me këto vlera. Prandaj unë do të bëj çdo përpjekje që në Shqipëri të sundojnë demokracia dhe vlerat Europiane. Për këtë dua t’ju ftoj të gjithë shqiptarëve ditën e premte në një manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një demonstrim për treguar se ne jemi ndryshe nga Edi Rama dhe kriminelët e mercenarët e tij. Mbi të gjitha në një demonstrim të vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë", përfundon fjalimin e tij kryedemokrati.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të Lulzim Bashës)

r.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 18/06/2019 10:55

    e dini si jeni ju zoti Basha si kacamisri ... ajo perralla per femije...

    Përgjigju
  • Meta: 18/06/2019 09:11

    JU keni "kauze"per pushtet, te riktheni gjendje kaotike qe kishit tete vjetet e sundimit te Shqiperise dhe shqiptareve,te shpetoni "bythen" tuaj dhe te pengoni Shqiperine dhe shqiptaret ne integrime.Ti ikni ndeshkimit per krimet e kryera,Per kete jeni bere shpinepershpina Meta me gruan,Salihu me Bashen,te tjeret jane argat vetem per aplaudime.

    Përgjigju
  • Rrota: 17/06/2019 22:36

    Hahaha dua topin.... O baaaaaaaa

    Përgjigju
  • Lol: 17/06/2019 22:03

    Gjumash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë