Basha: Rama ​të shkarkojë
Dakon se liroi Lul Berishën

Basha: Rama ​të shkarkojë<br />Dakon se liroi Lul Berishën
TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako duke e akuzuar për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, ndërsa shkoi në Prokurorinë e Përgjithshme për të kërkuar nisjen e hetimit.
 
"Vangjush Dako ka përdorur pushtetin për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë.
 
Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve, prandaj këshilltarët dhe deputetët e PD së Durrësit kanë vendosur ti kërkojnë Ramës shkarkimin e tij në bazë të kushtetutës.
 
I kërkoj prokurorit të fillojë hetimet për konspiracion kriminal në favor të krimit.

Berisha, Balili, Rroshi, Prenga dhe të tjerë përbëjnë një nga shtyllat e qeverisjes së Ramës
' tha ai.
 
Basha u shpreh se Rama është peng i kriminelëve, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarëve dhe qytetarëve që të ushtrojnë presion te qeveria për largimin e kriminelëve nga politika.
 
"Rama ka humbur cdo kontroll mbi institucionet dhe ligjin dhe është peng i kriminelëve, i përdori për të marrë pushtetin, tani ata po e përdorin Ramën për të fuqizuar krimin për të grabitur sa më shumë.
 
Veprimet në ditët e ardhshme do të tregojnë se cfarë është kë përfaqëson Rama.
 
Qytetarët të bashkohen ti bëjnë presion Ramës për të marrë përgjegjësitë.
 
Krimi vret dhe shkatërron njëlloj si demokratët dhe socialistët. Thirrje nderkombetareve të ushtrojnë trysni ndaj Ramës të fillojë dekriminalizmin, pasi është rrezik për të gjithë
" përfundoi Basha.
 
Teksa gjykata e Apelit në Durrës ka zbardhur disa nga arsyet se pse duhet të lirohej me kusht Lulzim Berisha nga burgu, një ndër to, ka qenë dhe një rekomandim familjar dhe një garanci e lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, për punësimin e Berishës në bashkinë e Durrësit.
 
Pas akuzave nga PD, Dako reagoi në një intervistë për 'Shqiptarja.com' duke deklaruar se "Unë nuk kam lëshuar asnjë garanci për punësim.
 
Nuk mund të punësoj këtë person, pasi ma ndalon ligji, për shkak se ka gjendjen gjyqësore “i dënuar”.
 
Punësimi i tij në bashki bëhet pa pagesë dhe është për punë vullnetare, pasi kompanitë private këto persona të dënuar nuk i pranojnë
". 

Berisha është liruar nga Gjykata e Durrësit me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane