Basha: Rama artist i mashtrimit, luks për vete dhe varfëri për njerëzit

Basha: Rama artist i mashtrimit, luks për vete dhe varfëri për njerëzit

Kreu i PD-së Lulzim Basha

TIRANË-Pushimet e kryeministrit Edi Rama kanë qenë në fokus të akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati ka risjellë në vëmendje deklaratën e Ramës se nuk ka bërë pushime jashtë vendit, të cilat i ka quajtur si mashtrime, bashkangjitur së cilave ka listuar pushimet e kreut të qeverisë në Stamboll, Torino, New York.

"Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja", shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës