Basha: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, çmimin e paguajnë shqiptarët

Basha: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, çmimin e paguajnë shqiptarët

Foto e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit pushteti i tij është i lidhur ngushtë me mafian.

Sipas Bashës, në ndryshim nga sa ka premtuar se do i shpallte luftë korrupsionit, Rama kapi sistemin e drejtësisë.

Ai thotë se drejtësi të pavarur nuk do të ketë për aq kohë sa Rama do të jetë në pushtet, prandaj fton qytetarët të votojnë PD-në në 25 prill.

“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi Reformën në Drejtësi dhe i shpalli luftë korrupsionit? Krejt e kundërta ndodhi. Edi Rama e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar. Nëse këtë nuk do e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Me Ramën në pushtet, nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur”, shkruan Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:15
Bardhi: Sa herë që dalin përgjime, Rama vetëm di të justifikohet! Në 25 prill do ia tregojmë vendin

Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë Rama se është i lidhur me krimin. Ai shprehet se sa herë që dalin përgjime, referuar atyre për Ndrangheta-s, Rama nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të justifikohet.

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 27/01/2021 09:24

    Edhe shkrimet e bollanos nuk e ndryshojne dot domethenien e kesaj foto... 4 musketieret me kardinalin ne krye...ke prostitucion vjedhje votash trafik droge grup te strukturuar dhe korrupsion me tonelata ne nje imazh te vetem...fiks pergaqesues te denje te shoqerise tone primitive... ti gezoni per shume vite

    Përgjigju
  • elton bejkolli: 27/01/2021 08:37

    Ashtu eshte.Ke te drejte.Nga nje vile ne Surrel,eshte bere me kater! A ti je trap komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës