Basha: Rama gënjen për negociatat
liroi Berishën, nuk arreston Balilin

Basha: Rama gënjen për negociatat<br />liroi Berishën, nuk arreston Balilin
Kryetari i PD, Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës se Vetingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat me BE.
 
Sipas Bashës, Shqipëria nuk ka vetëm një kusht, por disa "lufta kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe zgjedhjet e lira janë kushte kyçe që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave".
 
Ndërsa akuzon Ramën për gënjeshtar, Basha thotë se nga fshehja e realitetit përfitojnë vetëm kriminelët, trafikantët dhe të korruptuarit.
 
Lideri i opozitës akuzon kryeministrin edhe për lirimin e Lul Berishës dhe mos arrestimin e Balilit.
 
"Veprimet e Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha.
 
Mosveprimet e Edi Ramës kanë lënë jashtë burgut Klement Balilaj dhe po mbajnë në pushtet një kriminel si Elvis Rrosh
i" thotë Basha.
 
Kryeministri Rama më herët u shpreh se për negociatat është kusht vetëm Vetingu dhe se 'Përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse".
 
 
Deklarata e plotë e Bashës
Qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë, inkurajues për kriminelët, që të vazhdojnë të patrazuar, pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre.
 
Zgjidhja e çdo problemi fillon me njohjen dhe pranimin e problemit, fshehja dhe manipulimi i realitetit vetëm e përkeqëson atë.
 
Prej muajsh kreu i qeverisë po zbaton një fushatë të gjerë për të fshehur realitetin e rrezikshëm të krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe të kapjes së shtetit nga krimi.
 
Akoma më keq, Rama po përpiqet me çdo mjet dhe shërbëtor të tij të fshehë faktin se lufta kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe zgjedhjet e lira janë kushte kyçe që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.
 
Nga manipulimi i realitetit përfitojnë vetëm kriminelët, trafikantët, të korruptuarit dhe Edi Rama.
 
Qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë, inkurajues për kriminelët, që të vazhdojnë të patrazuar, pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre.
 
Të vazhdojnë të qetë, se Edi Rama nuk do thotë kurrë një fjalë të keqe për ta.
 
Kështu ai jo vetëm po e inkurajon krimin duke e fshehur atë por po e mbron me veprime konkrete.
 
Veprimet e Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha.
 
Mosveprimet e Edi Ramës kanë lënë jashtë burgut Klement Balilaj dhe po mbajnë në pushtet një kriminel si Elvis Rroshi.
 
Mbështetja e Edi Ramës po i mban kriminelët në politikë.
 
Me Edi Ramën Shqipëria është pronë e kriminelëve dhe jo e njerëzve të thjeshtë. Me Edi Ramën dyert e Bashkimit Europian do të mbeten të mbyllura për Shqipërinë.

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë