Kryemadhi pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit: Hapni negociatat, do ndikonte te shpopullimi

Kryemadhi pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit: Hapni negociatat, do ndikonte te shpopullimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me komisionerin për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi shkruan se nëse do të hapeshin negociatat për Shqipërinë, kjo do të ndikonte pozitivisht tek shpopullimi.

"Ishte kënaqësi e veçantë të takoheshim sot së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Gjatë bisedës së zhvilluar me z. Varhelyi, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut. Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Europian.

Ne besojmë se perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë. LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

Hapja e Negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj" tha Kryemadhi. Oliver Varhelyi gjatw qwndrimit sot nw Tiranw

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ja dhe...: 16/01/2020 22:54

    Bucja e LSI-se .... Monika ku ....

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 17/01/2020 16:45

      Po hapi te shkretat moj Mone hapi...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik