Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një deklarate për shtyp të martën, denoncoi vendimin e qeverisë që kërkon të regjistrojë të dhënat personale të çdo abonenti të telefonisë celulare, për të monitoruar çdo komunikim të shqiptarëve, ndërsa ftoi qytetarët që të reagojnë ndaj këtij vendimi.
Basha u shpreh se "me 8 prill të këtij viti, Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg ua ndaloi kompanive celulare të regjistronin të dhënat personale të aparateve të abonentëve dhe sigurisht ua ndaloi këtë dhe qeverive të Bashkimit Europian. Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon dhe vepron ndryshe në regjimin e tij oligarkik, që po kërkon t'ua imponojë qytetarëve shqiptarë ditë pas dite".
Sipas vendimit të Edi Ramës, tha Basha, "duke nisur nga nesër, çdo qytetar shqiptar që zotëron një aparat celular, duhet të dorëzojë pranë qeverisë, IMEI, pra të dhënat personale të telefonit, përndryshe do të gjobitet me 5 mijë lekë. "Në këtë mënyrë, Edi Rama, po kërkon të ndërhyjë brutalisht në jetën dhe komunikimet private të qytetarëve shqiptarë, të ngrejë një regjistër të dhënash konfidenciale të shtetasve shqiptarë dhe të vrasë privatësinë e tyre si një e drejtë njerëzore, ligjore, kushtetuese", tha Basha.
Ai i bëri thirrje çdo shqiptari që ka një celular dhe kompanive celulare që të reagojnë me mosbindje, të refuzojnë vendimin e Edi Ramës dhe të mos i dorëzojnë të dhënat personale . Gjithashtu Basha ftoi për të reaguar kundër këtij akti edhe mediat dhe shoqërinë civile. "Kjo e drejtë meriton të mbrohet me çdo çmim" tha Basha./ATSH/
/Shqiptarja.com