Censi 2023/ Basha: Procesi i mangët dhe jo transparent! Meta: Të dhëna të trukuara, ndaj u vonua publikimi

Pas publikimit të rezultatve të censit 2023 për popullsinë dhe banesat, ka reaguar ish kreu i PD Lulzim Basha, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent.

“Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve. 

“Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm”, tha Basha duke nënvizuar se Shqipëria meriton më shumë dhe jo shpërbërjen e familjes e largimin e rinisë.

Ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cilëson të trukuara shifrat e CENSIT të publikuara këtë të premte nga INSTAT. Sipas tij, për këtë arsye u vonua edhe publikimi i tyre, ndërsa thotë se ka një plan për shpopullimin e vendit dhe hapjes së rrugës për krimin e organizuar dhe trafikantëve.

'Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës. E sigurtë që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje.Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore  dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët.'- tha Meta.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Të dhënat e Censit, Agalliu: Instat përdoret nga pushteti, as vetë se besojnë që në Shqipëri ka 2.4 mln banorë

1709806595_agalliu.JPG

Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Në një postim në Facebook, Agalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi ka vite që boshatiset ditë për ditë.

Ai shkruan se INSTAT po keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë! As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar. As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.

Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër. Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.

U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe. Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR”, shkruan Agalliu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ikor: 28/06/2024 14:28

    Po ku je o euroatlantik me dy gishtat lart si baba politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia