Kryetari i Partisë Dmokratike dhe njëherësh kryetari i bashkisë Tiranë, Lulzim Basha i është përgjigjur sot Kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimin e tij në rrjetet sociale për prishjen e një lokali dy katësh nga INUK.
"Ky dykatëshi që "zbuloi" sot ish- kryetari 11 vjeçar i bashkisë ka 12 vjet që qëndron aty. I lejoi 11 vjet të mbijnë në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korrupti. Pa krijuar asnjë vend të ri pune, asnjë shpresë për të ardhmen, ai sot krekoset. Vetëm mjerim, shkatërrim dhe propagandë bajate. Ndërkohë klientela e tij ndërton pa leje nga Velipoja në Ksamil", shkruan Basha
Më herët, kryeministri Rama është shprehur "Dy kate pa leje, lokal qoftesh e bastesh mbi shesh e trotuar dhe megjithë lapidar brenda mu në mes të Tiranës!". Reagimi i Bashës ka ardhur menjëherë duke akuzuar kryeministrin së përgjegjës për këtë ndërtim ka qenë vetë ai, pikërshit 11 vjet më parë kur ishte kryetar bashkie për Tiranën
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA