/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebok, përshëndet peshengritesen Romela Begaj, duke u shprehur se Kampionati Botëror foli shqip.

"Romela triumfon sërisht! Kampionati Botëror i peshëngritjes edhe sot foli shqip. Mirënjohje dhe respekt Romeles, kampiones së botës që ia shton krenarinë sportit shqiptar. Përpara Shqipe!

Peshëngritësja Romela Begaj fitoi garën e shkëputjes, duke u shpallur kampione bote në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Kazakistan. Ajo ka mundur të ngrejë 113 kilogramë, duke lënë pas garuesit e tjerë.